1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dita kur Muri i Berlinit u rrёzua

9 Nëntor 2020

Mё 9 Nёntor 1989 mori fund Lufta e Ftohtё globale mes diktaturave dhe demokracive. Liria e rifituar çoi nё afrimin mes Lindjes dhe Perёndimit - por ende nuk janё arritur nivele tё njёjta jetese.

https://p.dw.com/p/3SjDQ
Berlin Maueroeffnung am Potsdamer Platz 1989
Fotografi: picture-alliance/AP

Ai ishte simboli pёr ndarjen e botёs nё Lindje dhe Perёndim, pёr luftёn mes komunizmit dhe kapitalizmit: Muri i ngritur nё Berlnin mё 1961 nga Republika Demokratike e Gjermanisё (RDGJ) e qeverisur nё mёnyrё diktatoriale. Pjesa perёndimore ishte njё zonё 155 km e rrethuar me beton e tela me gjemba, por megjithatё njerёzit nё kёtё zonё mund tё lёviznin anё e mbanё tё lirё. Berlini Perёndimor ishte pra njё ishull i lirisё nё mes tё territorit tё RDGJ-sё komuniste.

Berlin Mauer Jahrestag
Ngritja e Murit, imazh nga viti1961Fotografi: AP

Nё tё kundёrt pёr shumicёn e gjermano-lindorёve qё ishin kaq pranё Perёndimit pёr dekada Berlini Perёndimor ishte si toka e ёndёrruar. Kjo ndryshoi rrufeshёm mё 9 Nёntor 1989, pasi nё njё konferencё shtypi tё transmetuar drejtpёrdrejt nё televizion nё Berlinin Lindor u shpall ligji i ri pёr udhёtimet jashtё vendit. Nё bazё tё kёtij ligji do tё lejoheshin edhe udhёtimet nё Perёndim – ligji hynte nё fuqi menjёherё!

Imazhet e njerёzve duke brohoritur nё kalimet e hapura kufitare nё Berlin u pёrhapёn nё mbarё botёn. Ato shёnuan nё mёnyrё emocionuese fundin faktik tё ndarjes gjermane. Njё vit pas kёsaj mё 3 Tetor 1990, vendi i ndarё politikisht pas fundit tё Luftёs sё Dytё Botёrore festoi ribashkimin. Kjo ngjarje historike botёrore u bё e mundur vetёm sepse katёr fuqitё fituese tё luftёs ishin dakord: aleatёt perёndimorё demokratё SHBA, Britania e Madhe dhe Franca nga njёra anё dhe Bashkimi Sovjetik (BRSS) komunist nga ana tjetёr.

Ostberlin PK Schabowski am 09.11.1989
Konferenca e shtypit e Günther Schabowskit, Berlini Lindor, 9.11.1989Fotografi: picture-alliance/dpa

Fjalёt magjike "Glasnost" und "Perestroika"

Vendimtare pёr kёto ndryshime ishin lёshimet, qё pati bёrё komunisti reformator Michael Gorbatchov, i cili mori pushtetin nё vitin 1985. I kёtij mendimi ёshtё drejtori i memorialit Muri i Berlinit, Axel Klausmeier . Ai thekson, se politika e hapjes (Glasnost) e Gorbatchovit dhe ajo e rinkonstruktimit (Perestroika) shёnuan shkёputjen prej sё ashtuquajturёs doktrina e Brezhnjevit, qё pёrcaktonte, se vendet europiane tё bashkuara nё "Traktanin e Varshavёs" nuk duhej tё devijonin nga kursi, qё jepte Kremlini.

Klausmeier fundin e kёsaj dogme e pёrshkruan pёrmbledhtas: "Çfarёdo qё tё ndodhё nё shtetet vёlla socialiste, kёto shtete janё vet pёrgjegjёse pёr vetveten". Ndryshe nga dekadat e mёparshme, sovjetikёt nuk ndёrhynё mё kur nё Poloni, Hungari e nё RDGJ u shtuan lёvizjet pёr reforma. Para erёs sё Gorbatchovit lёvizjet pёr liri nё vendet e Bllokut Lindor ishin mposhtur brutalisht prej BRSS-sё: Mё 1953 nё RDGJ, mё 1956 nё Hungari dhe mё 1968 nё Çekosllovaki.

Deutschland Berliner Mauer
Pas 9 Nёntori blloqet e betonit nga Murii Berlinit hiqeshin nga dita nё ditё, fotografi e marrё mё 11 nёntor 1989 nё afёrsi tё sheshit "Potsdamerplatz" Fotografi: Getty Images/AFP/G. Malie

Polonia jo monopol pushteti 

Mbrojtёsit e tё drejtave tё njeriut nё mbarё Europёn Lindore ndiheshin tё inkurajuar pёr tё imponuar edhe nё vendet e tyre Glasnostin dhe Perestroikёn. Nё Poloni nё verёn e vitit 1988 pati kontakte mes udhёheqjes komuniste dhe sindikatave Solidarnost, tё ndaluara zyrtarisht. Njё etapё e rёndёsishme nё kёtё rrugё ishin edhe zgjedhjet parlamentare nё Poloni nё qershor 1989, ku pёr herё tё parё u lejuan edhe kandidatё tё opozitёs. Megjithatё pushtetarёt qё qeverisnin prej dekadash paraprakisht u kujdesёn qё tё fitojnё dy tё tretat e votave.

Edhe nё vende tё tjera u shtuan shenjat pёr njё kthesё. Nё Hungari qeveria nё maj pati nisur tё heqё komplekset e vrojtimit nё kufirin me Austrinё. Nё kёtё mёnyrё u hap rruga drejt lirisё nё kёtё pjesё tё Perdes sё Hekurt. Qindra qytetarёt tё RDGJ-sё pёrmes kёsaj rruge u larguan nga vendi i tyre.

Njёkohёsisht nё verёn e vitit 1989 disa mijёra gjermano-lindorё u strehuan nё ambasadat perёndimore nё vendet e Europёs Lindore. Pakёnaqёsia rritej dita ditёs e bashkё me tё edhe presioni ndaj regjimit tё RDGJ-sё nё Berlinin Lindor. Nga shtatori nё qytetin e panaireve Leipcig çdo tё hёnё dhjetra mijёra qytetarё protestonin nё rrugё. Kulmin e shёnoi marshimi mё 9 tetor, kur dolёn nё rrugё 70.000 vetё duke protestuar paqёsisht pёr tё kёrkuar ndryshimin nё RDGJ.

"Ne kemi fituar"

Sloganet e demonstruesve ishin „Ne jemi populli!" dhe "Jo dhunё!". Meqёnёse nuk dihej si mund tё reagonte regjimi i RDGJ-sё, frika ishte „jashtёzakonisht e madhe, i kanё pohuar shumё dёshmitarё tё kohёs drejtorit tё Memorialit tё Murit tё Berlinit, Klausmeier. Pёrderisa nuk pati ndёrhyrje kundёr kёsaj demonstrate, edhe opozita pati ndjenjёn, se:„Ne kemi fituar."

Berlin Mauer Jahrestag
Dita pas hapjes, imazhe nga Porta e Brandenburgut, 10.11.1989Fotografi: AP

Mё 9 Nёntor mё nё fund arriti pika kulmore: Günter Schabowski, kryetari i Partisё sё Bashkuar Socialiste (SED) nё Berlinin Lindor shpalli ligjin e ri pёr udhёtimet jashtё shtetit. Ai shkaktoi me ose pa dashje me kёtё deklarim rёnien e Murit tё Berlinit. 30 vjet mё pas megjithatё nuk janё kapёrcyer tё gjitha muret mentale. Nё standardet e jetesёs mes Lindjes e Perёndimet ende ka dallime tё mёdha.

Pagat nё landet e reja tё federtarёs, sipas njё raportit tё fundit vjetor mbi stadin e bashkimit tё Gjermanisё, kanё arritur vetёm nё 82 pёrqind tё nivelit perёndimor. Emigracioni dhe rёnia e natalitetit nё landet e reja kanё shkaktuar mungesёn e forcave tё kualifikuara tё punёs dhe plakjen e popullsisё. Ende asnjё sipёrmarrje nga landet lindore nuk ёshtё regjistruar nё indeksin gjerman tё aksioneve DAX-30.

Çfarё mbetet ёshtё kujtimi i revolucionit paqёsor dhe kthesa historike. Presidenti Frank-Walter Steinmeier personalisht e ka falenderuar Michail Gorbatchovin. Nё njё letёr drejtuar ish-presidentit tё BRSS-sё, nobelisti i paqes, Steinmeier shkruan: "Mrekullia e ribashkimit paqёsor nuk do tё kishte qenё e mundur, nёse Ju atёherё nuk do tё kishit marrё vendime tё guximshme dhe njerёzore."

 

Deutsche Welle Marcel Fürstenau Kommentarbild ohne Mikrofon
Marcel Fürstenau redaktor dhe autor i DW për politikën dhe historinë bashkëkohore