Dietë energjetike për Evropën | Evropa | DW | 14.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Dietë energjetike për Evropën

Dialogu botëror për energjinë kthehet në një prej temave më interesante në panairin e Hanoverit

default

Çdo vit kur në panairin e Hanoverit vizitorë nga gjithë bota shohin gjuhën e fundit nga bota e teknologjisë disa zonja dhe zotërinj mblidhen në qendrën e kongreseve për të folur për temën, e cila po trajtohet aktualisht në Gjermani po aq intensivisht sa edhe politika për familjen. Bëhet fjalë për energjinë dhe pjesë e këtij rrethi njerëzish janë bosë të ekonomisë, përfaqësues qeveritarë dhe të organizatave nga mbarë bota. Këtë vit ndër mysafirët do të jetë edhe ministri rus i energjetikës. Se për çfarë do të flasin organizatorët me të dhe me mysafirë të tjerë...

Në qoftë se vjet u trajtua para së gjithash prodhimi i energjisë i përshtatshëm për mjedisin, dialogu botëror për energjinë ka sivjet në shënjestër konsumin e energjisë.

"Ajo që duhet të bëjmë është një kurë dobësimi në energji, një dietë energjetike."

Thotë kryetari i dialogut për energjinë, ish-ministri gjerman i mjedisit Klaus Töpfer. Dhe përgjegjësi për prodhimin e energjisë dhe rrjetet e tranmsmetimit në firmën Siemens, Christian Urbanke, ka ndërkohë një plan diete. Në dallim nga rënia në peshë për këtë nuk ka nevojë as të heqësh dorë nga diçka, vetëm të përdorësh teknologji moderne.

"Në rast se në mbarë botën teknika e centraleve do të zëvendësohej prej teknikës më moderne të kombinuar të gazit dhe avullit, atëherë mund të kurseheshin gjithsej 4 miliardë tonë dioksid karboni, rreth 10 për qind e emisioneve botërore."

Edhe për sipërmarrjet do të ishte me leverdi një shfrytëzim më efikas i teknikës. 500 milion euro mund të kurseheshin vetëm në Gjermani me anë të modifikimit të motorëve të vjetëruar elektrikë, llogarit Urbanke. Mbetet pyetja përse sipërmarrjet nuk e shfrytëzojnë këtë potencial. Kjo jo aq për arsye se kostoja e investimit është tepër e lartë, thotë Stephan Kohler i firmës këshilluese Agjencia Gjermane e Energjisë.

"Ne konstatojmë se tema konsumi i energjisë nuk ka atë përparësi që duhet të kishte në ndërmarrje. Problemi i dytë që kemi është se shpesh ekzistojnë përgjegjësi të ndara; që drejtuesi ekonomik, sektori ekonomik merret me blerjen e energjisë - pra ata realizojnë kontratat e livrimit të energjisë dhe të gazit - ndërsa tekniku i ndërmarrjes merret me teknikën. Në këtë ndarje humbasin potenciale kursimi."

Për të rritur shtysën organizatorët e dialogut kanë shpallur një çmim për sipërmarrjet më efikase. Dhe Klaus Töpfer ka edhe propozime lidhur me atë që panairi i Hanoverit, mikpritësi i dialogut për energjinë, mund të bënte më shumë.

"Do të më dukej e përsosur sikur çdo vit ndër ekspozuesit të llogaritej sesi ka ndryshuar produktiviteti energjetik në procesin e prodhimit dhe sesi ka ndryshuar efikasiteti energjetik tek prodhimet."

Sepse efikasiteti energjetik dhe konsumi i energjisë i prodhimeve është ende shumë jotransparent, thotë Töpfer. Dhe në fund të fundit për çdo dietë duhet të dish fillimisht se çfarë lejohesh të hash dhe çfarë jo.

  • Data 14.03.2007
  • Autor Mathias Bölinger
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar8b
  • Data 14.03.2007
  • Autor Mathias Bölinger
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar8b