1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bush: Sistemi antiraketor nuk përbën rrezik për Rusinë

6 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/Aqlt

Presidenti amerikan Xhorxh Bush i ka bërë sërish thirrje Rusisë të mos e shohë si kërcënim mburojën e planifikuar raketore në Çeki dhe Poloni. Pas bisedimeve me politikanë udhëheqës çekë Bush tha në një konferencë shtypi se Lufta e Ftohtë ka mbaruar. Stacioni i radarëve është një masë defensive për mbrojtjen nga sulme të mundshme nga Irani, tha Bush. Derisa qeveria e Pragës e mbështet planin për mburojën, popullsia është përgjithësisht kundër tij. Ndërkaq sistemin e planifikuar e kritikoi edhe Kina. Ajo tha se ai prish ndjeshëm ekuilibrin e forcave në botë.