1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bush: Shoqëria kineze nuk duhet të ketë frikë nga liria

Martin Fritz16 Nëntor 2005

Japonia është stacioni i parë i vizitës tetëditore të Presidentit amerikan Xhorxh Bush në Azi. Në një falim të mbajtur në Kijoto, Bush i drejtoi një apel qeverisë kineze, që hapja ekonomike e vendit të shoqërohet me lirinë e shprehjes se mendimit dhe lirinë fetare.

https://p.dw.com/p/Aqhi
Bush në Kijoto, 16 nëntor 2005
Bush në Kijoto, 16 nëntor 2005Fotografi: AP

Në fakt gjatë vizitës tetëditore të Presidentitamerikan në Azi janë në plan të parë temat e natyrës tregëtare. Mirëpo në Japoni, Xhorxh Bush foli më pak për tregëtinë e lirë se sa për temën e tij të dashur: Lirinë.

Në vizitën e zhvilluar në qytetin mbretëror Kijoto ,Bush kërkoi më shumë demokraci në Azi dhe me këtë mendonte Kinën, Korenë Verirore dhe Burmën. Ndonëse, kolegu i tij japonez nuk e kishte pritur, Bush apeloi tek kreu kinez që t’i lejojë më shumë liri qytetarëvetë vet.

Liri për shoqërinë kineze

« Populli kinez dëshiron më shumë liri, shprehjetë mendimit dhe të drejtë ushtrimi të fesë, pa patur kontroll të shtetit,“ tha Bush. Kinezët dëshirojnë të lejohet shtypja e librit të shenjtë të Biblës dhe tekste të tjera, pa pazur frikë, se mund të dënohen, tha Presidenti amerikan.

Ajo që unë do t’i sugjeroja Kinës dhe vendeve të tjera,- tha Bush është që "Në interes të një shoqërie të lirë është që të lejosh që qytetarët e saj, pa kufizime të kenë të drejtë të luten. Udhëheqësit nuk duhet të kenë frikë nga e drejta e shoqërisë për të jetuar në liri.”

Kina nuk dëshiron përzierje nga jashtë

Kreu kinez ka reaguar shumë ftohtë ndaj pohimeve të Bushit: “Kina nuk toleron përzierje nga jashtë në çështjet e saj të brendshme”, ka thënë ministri i punëve të jashtme Li. Bush, në fjalimin e tij lavdëroi Tajvanin, që nga ana e Kinës vazhdon të trajtohet si pjesë e saj.

“Tajvani ka kaluar me sukses të plotë fazën e kalimit nga represioni në demokraci“, tha Presidenti amerikan. Në të njëjtën kohë, ai tha se problemet mes Kinës dhe Tajvanit duhet të zgjidhen me dialog.

SHBA e kënaqur me Japoninë

Ndërmjet Bushit dhe kryeministrit japonez, Juniçiro Koicumi zotëroi harmoni. Sipas Bushit, Japonia ështënjë shtyllë e stabilitetit dhe sigurisë në Azi, dhe njën ga partnerët më të rëndësishëm të SHBA-ve. Një"Japoni e lirë" ndihmon në transformimin e botës, një shembull i këtillë është angazhimi japonez në Irak.

Të dy vendet kanë arritur kohët e fundit t’itejkalojnë shumë çështje të diskutueshme. Uashingtoni është shumë i kënaqur, që ekonomia japoneze sërish është duke shënuar rritje dhe që reformat do të vazhdojnë, pas fitores së sërishme në zgjedhje tëKoizumit. SHBA-të dhe Japonia kanë arritur edhe bashkëpunim të mirë ushtarak. Kjo flet edhe për tërheqjen e 7 mijë ushtarëve amerikanë. Uashingtoni po mbështet anëtarësimin e Japonisë, si të vetmin kandidat në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Kjo bënq ë qeveria e Tokios të vazhdojë mandatin e ushtarëvetë saj në Irak. Mishi amerikan po ashtu sërish do të kthehet në tregun japonez.