Bush priti për vizitë politikanin opozitar Shoible | FOKUS | DW | 28.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Bush priti për vizitë politikanin opozitar Shoible

Politikani kristiandemokrat Volfgang Shoible u takua bëq Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Xhorxh Bush. Ai paralajmëroi për mundësinë e keqsimit gjatë fushatës elektorale të raporteve mes Gjermanisë dhe SHBA. Në Shtëpinë e Bardhë, Shoible dhe Bush kanë biseduar për raportet transatlantike, negociatat për energjinë atomike iraniane si dhe fushatën elektorale në Gjermani.

Volfgang Shoible

Volfgang Shoible

Presidenti amerikan Xhorxh Bush, sekretarja e shtetit Kondoleza Rajs dhe këshilltari i sigurisë Stefen Hedli zhvilluan një bisedë të befasishme, prej 45 minutash me politikanin opozitar Volfgang Shoible. Ishte kjo një pritje në nivelin më të lartë, në veçanti kur dihet fakti se Shoible është zëvendës i kryetares së partisë CDU Angela Merkel. Kandidatja për kancelar nuk shkoi në këtë vizitë për shkaqe kohe.
"Presidentit i kam thënë: shikoni ne besojmë në raporte më të mira transatlantike se sa kundërshtarët tanë. Zonja Merkel në këtë moment po bënë fushatë elektorale. Më mirë është që ajo të vijë kur të fitojë këto zgjedhje. Përgjigja e tij ishte: po, po kjo është në rregull".
Presidenti Bush dhe ministrja e jashtme ishin kurioz për zgjedhjet e parakohshme në Gjermani dhe për sfondit e partisë CDU. Pikat më të rëndësishme të bisedës ishin Irani, pranimi i Turqisë në BE si dhe në veçanti raportet gjermano - ruse dhe gjermano - franceze. Mesazhi kryesor i zonjës Merkel për presidentin Bush ishte: Ne do të bëjmë të qartë: Evropa e bashkuar nuk ka për qëllim të jenë kundërpeshë e SHBA, por një bashkëpunrtor i ngushtë në raprotet transatlantike.
Sa i përket Turqisë, ku opozita gjermane dhe SHA kanë qëndrime të ndryshme, politikani opozitar u shpreh se ata nuk e besojnë se duhet insistuar vetëm në anëtarësimin e shpejtë të Turqisë në BE:
"Në esencë presidenti më tha se ai shpreson vendosjen e një klime transparence dhe mirëbesimi, ku mund të ekzistojnë edhe mendime të ndryshme, por këto duhet të thuhen hapur".
Ndryshe, pala amerikane nuk i ka dërguar zonjës Merkel ndonjë liste më dëshira. "Unë nuk isha këtu për vizitë për të dëgjuar dëshirat amerikane", thotë Shoible.
Në të kundërtën, presidenti Bush gjeti shumë kohë për politikanin opozitar, foli me fjalë të ngorhta miqësie për kancelarin gjerman Shrëder, dhe u interesua për fushatën elektorale në Gjermani - deri në detaje.
"Ah, shikoni, presidenti më pyeti: Si mund të bëhet një fushatë kur thuhet se do të bëhet rritja e tatimeve", tha ai duke shtuar se presidentit amerikan i ka shpjeguar disa prej elementeve të fushatës elektorale gjermane dhe e ka siguruar se shumë shpejt pas fitores eventuale në zgjedhje, Angela Merkel do të vizitojë Uashingtonin. Shoible nuk deshi të flasë për qëndrimet e bashkëbiseduesve amerikanë ndaj kërkesave gjermane për një vend të përherëshëm në KS të OKB. Ndërkohë që as vet nuk deshi të merret me prognoza.
"Ambasadori gjerman në OKB më ka thënë në fillim të vitit se në qoftë se kjo çështje nuk realizohet deri në qershor, mund të konsiderohet e vdekur. Kjo do të thotë se unë do të duhej tani të spekuloja për një të vdekur".
Ndryshe, në takimin e fundit në Uashington, presidenti amerikan nuk i ka uruar sukses kancelarit gjerman në zgjedhjet e ardhëshme, por vetëm fat në jetë. Edhe në rastin e Shoibles, Bush ishte i përmbajtur.
"Ai nuk na ka uruar sukses në zgjedhje. Kemi biseduar pak edhe për jetën time në karrocë dhe gjëra të ngjashme. Ai është një përson shumë sharmant", tha politikani gjerman.

  • Data 28.07.2005
  • Autor Georg Shvarte
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqjS
  • Data 28.07.2005
  • Autor Georg Shvarte
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqjS