Bush prezanton projektbuxhetin për vitin 2007 | Bota | DW | 08.02.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Bush prezanton projektbuxhetin për vitin 2007

Presidenti amerikan Xhorxh Bush prezantoi projektbuxhetin për vitin 2007. Plani parasheh shkurtime të mëdha në nivel miliardash si dhe një buxhet rekord në fushën e mbrojtjes.

default

Buxheti amerikan për vitin 2007 prezantohet në formë të shtypur si një numërator telefonik i një qyteti me miliona banorë. Nuk është çudi pasi që brenda kopertinave ndodhen shpenzime që kapin shumën e 2,8 bilionë dollarëve amerikan. Sa për krahasim ky është dhjetëfishi i buxhetit federal gjerman.

Nga njëra anë ekonomia amerikane vazhdon të lulëzojë dhe ka shënuar brenda vitit një rritje prej tre përqind dhe nga ana tjetër shtohen edhe borxhet e reja. Mbi 350 miliardë dollarë pritet të financohen vitin e ardhshëm përmes kredive. Sërish një karahasim: vetëm sasia e borxheve të reja kalon qartë shumën e përgjithshme të buxhetit vjetor gjerman.

Kjo ka të bëjë para së gjithash me luftën e Irakut, ajo kushton çdo muaj gjashtë miliardë dollarë. Bush ka kërkuar që ushtrisë t'i jepet krejt çka i duhet për të luftuar terrorizmin. Projketbuxheti parasheh 440 miliardë dollarë për ushtrinë, në krahasim me këtë vit do të thotë shtatë përqind më shumë. Thënë ndryshe: vetëm pjesa shtesë e shpenzimeve ushtarake është e barabartë me tërë buxhetin ushtarak të Bundesvehrit gjerman.

Përkrah ushtrisë përfituesit më të mëdhenj gjatë vitit të ardhshëm fiskal do të jenë shërbimet e fshehta dhe ato për mbrojtjen e atdheut.

Për të mundësuar këtë është paraparë shkurtimi apo mbyllja e 141 programeve qeveritare. Shkurtime miliardëshe janë bërë në fushën e arsimit, shëndetësisë, bujqësisë dhe komunikacionit. Demokratët kritikojnë se ky projketbuxhet rëndon të moshuarit dhe ata që kanë të ardhura të pakta dhe favorizon njëkohësisht interesat e grupeve të industrisë së naftës dhe energjisë bërthamore.

42 presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ju nevojiten 224 vjet kohë që borxhet e huaja të arrinin në një bilionë dollarë. Presidenti Bush ka arritur brenda pesë vitesh ta dyfishoj këtë shumë, tha Ken Konrad, përfaqësues i demokratëve në komisionin financiar të senatit amerikan.

  • Data 08.02.2006
  • Autor Frank Aishman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArMW
  • Data 08.02.2006
  • Autor Frank Aishman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArMW
Reklamë