Bullgaria mund ta ndihmojë rajonin me energji elektrike | Ballkani | DW | 29.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Bullgaria mund ta ndihmojë rajonin me energji elektrike

Kriza energjitike në Shqipëri dhe në vende të tjera të rajonit ishte tema kryesore në diskutimin mes dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Bullgarisë

default

Me mjaft kujdes Sergei Stanishev vuri gishtin në plagë kur homologu i tij shqiptar, Sali Berisha i prezantoi situatën e vështirë me të cilën po përballet aktualisht Shqipëria, me kufizime të mëdha në furnizimin e popullatës dhe të bizneseve. “Ky është problemi, që ne nuk mund ta ndihmojmë Shqipërinë në këtë moment. Bullgaria mund të eksportojë energji, vetëm nëse do të vazhdonin të ishin në punë dy blloqet e termocentralit nuklear”, deklaroi Sergei Stanishev, duke shtuar se pasojat e kësaj mbylljeje do të ndikojnë “jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera fqinje, ku Bullgaria eksporton energji, përfshirë edhe Greqinë gjatë verës”. Kryeministri Sali Berisha shprehu pakënaqësi ndaj vendimit të Komisionit Europian vitin e kaluar në prag të anëtarësimit të Bullgarisë në BE, ndaj dhe ai bëri thirrje për rishikim të këtij detyrimi. “Ne i bëjmë thirrje Komisionit Evropian dhe BE-së të rishqyrtojë këtë detyrim ndaj Bullgarisë, i cili, në fakt, dëmton në tërësi tregun rajonal të energjisë më shumë se sa direkt vetë Bullgarinë. Pasi i hoqi këtij tregu një sasi shumë të madh energjie. ... Shpresoj që zëri ynë të dëgjohet dhe nuk është vetëm zëri ynë, por i të gjitha qeverive të rajonit. Pasi mendoj se ka një problem serioz, derisa burime të reja energjetike të tejkalojnë problemin e krijuar me mbylljen e këtyre dy blloqeve të mëdha në centralin nuklear të Bullgarisë. Nuk mund të mos theksoj se teknologji të tilla janë ende operative në hapësirën e BE-së”, deklaroi kryeministri shqiptar, Sali Berisha. Sergei Stanishev, në vizitën e parë jashtë vendit qysh kur vendi i tij u pranua me të drejta të plota si vend anëtar në BE, ka diskutuar gjatë qëndrimit të tij dy ditor në Tiranë dhe problemin e ndërtimit të naftësjellësit AMBO, ku veç Bullgarisë dhe Shqipërisë në këtë projekt rajonal është përfshirë dhe Maqedonia.
  • Data 29.01.2007
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZC
  • Data 29.01.2007
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZC
Reklamë