1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Biznesi me refugjatët në Bullgari

Alexander Andreev16 Nëntor 2015

Gjithmonë e më shumë refugjatë zgjedhin korridorin lindor të Ballkanit, që kalon nëpër Bullgari. Biznesi i trafikantëve po lulëzon. Të përfshirë janë shumë, madje edhe përfaqësues të autoriteteve kufitare.

https://p.dw.com/p/1H5F0
Flüchtlinge an der türkisch-bulgarischen Grenze
Refgujatë në kufirin Turqi-BullgariFotografi: Getty Images/AFP/B. Kilic

Të paktën 250 bullgarë janë të përfshirë aktualisht në trafikun ilegal të refugjatëve dhe emigrantëve nga Turqia drejt Bullgarisë me destinacion Serbinë për të vazdudar dretj Europë veriore, kështu i përgjigjet Ministria e Brendshme pyetjes së DW-s. Çdo ditë kontrabandohen 500 refugjatë dhe emigrantë, citon Wall Street Journal (WSJ) autoritetet bullgare. Trajektorja nga Stambolli deri në kufirin veriperëndimor bullgaro-serb kalon përmes qyteteve të Plovdivit dhe Sofjes. Për „shërbimin“ trafikantët kërkojnë 3000 dollarë amerikanë për kokë. Në një intervistë për DW-në, ish-shefi i policisë kufitare bullgare, gjenerali në pension Valeri Grigorov, shprehet se ky korridor kontrabande nuk është i ri dhe se ai prej disa dhjetra vjetësh kontrollohet nga kriminaliteti i organizuar: „Bosët e trafikantëve kanë lidhje të mira jo vetëm me përfaqësues të autoriteteve kufitare lokale, por edhe në nivelet më të larta të qeverisë në Sofje“, kështu Grigorov. Edhe koloneli Gerald Tatzgern i autoriteteve austriake të sigurisë flet për korridorret e vjetra të trafikimit në Bullgari, mbi të cilat, deri para pak vitesh, sundonin trafikantët e prostitucionit: „Ne besojmë se njerëzit në veriperëndim të Bullgarisë kanë filluar të merren me biznesin e ri – me trafikimin e emigrantëve“, tha Tatzgern në WSJ.

Edhe njëri nga të arrestuarit në rastin e kamionit, në të cilin në Austri u gjendën të vdekur 71 refugjatë, është nga veriperëndimi i Bullgarisë. Në një intervistë, e ëma e tij thotë: „Shumë njerëz të zonës bëjnë pazare të mira me refugjatët. Dhe kjo nuk të habit, bullgarët janë të varfër.“ Valeri Grigorov e mbështet konstatitim empirik të nënës nga përvoja e tij shumëvjeçare me korridorin e kontrabandës në veriperëndim të Bullgarisë: „Fitimet nga kontrabanda përbëjnë të ardhurat kryesore në zonat kufitare të varfëra dhe të shpopulluara. Të gjithë marrin pjesë: si popullsia lokale ashtu edhe përfaqësuesit e autoriteteve kufitare.“ Madje, sipas Grigorov, shumë kryebashkiakë të zonës u kanë bërë me dije shprehimisht gjuetarëve lokalë, se ka „shumë refugjatë mes shkurreve“, pra gjatë gjuetisë duhet bërë kujdes. Sepse trafikantët i shkarkojnë njerëzit në afërsi të kufirit dhe më pas thjesht u tregojnë rrugën e mëtejshme drejt Serbisë. Krassimir Kanev, drejtor i Komitetit të Helsinkit në Bullgari, konstaton: „Po, kështu funksionon. Këtu bëhet shumë kontrabandë. Dhe shumë trafikantë janë të afërm, komshi ose miq të nëpunësve të kufirit. Kjo është një çështje e organizuar dhe pjesë e saj janë edhe mbrojtësit e kufirit.“

Hulumtimet e sakta të WSJ dëshmojnë se në këtë biznes veprojnë shumë aktorë – që nga bandat ndërkombëtare me organizimin e tyre të përkryer e deri tek kontrabandisti i thjeshtë, i cili është i pajisur vetëm me një kamion dhe një telefon celular. Këtë e vërteton edhe zëvendësministri i Brendshëm bullgar, Filip Gunev, në një intervistë për DW-në: „Shërbimet ilegale, në të gjitha segmentet e zinxhirit të trafikut në Bullgari, ofrohen nga kriminelë të niveleve të ndryshme. Por ai, që kontrollon paranë, kontrollon edhe gjithë biznesin.“

Por fajin për këtë biznes e mbajnë ata që nuk e kanë rregulluar emigracionin legal dhe zgjidhjen e gjejnë vetëm tek gardhet dhe mbikqyrja e kufnjve, thotë në intervistë për DW aktivisti gjerman i të drejtave të njeriut, Mathias Fiedler, pjesëmarrës në projektin Bordermonitoring (Monitorimi i Kufijve) në Bullgari. Fiedler sjell gjithashtu në kujtesë se ata që dikur, në kohën e Luftës së Ftohtë, po përmes kontrabandës i ndihmonin qytetarët e RDGJ-së (Republikës Demokratike të Gjermanisë) të arratiseshin, sot mbahen si heroj, ndërkohë që ata që sjellin refugjatët e luftës civile në Siri drejt Evropës, stigmatizohen si „trafikantë njerëzish“.

Bulgarien Flüchtlinge aus Syrien
Venstrehimi refugjatësh në BullgariFotografi: AFP/Getty Images/N. Doychinov

Kontrolli i kufirit dhe gardhet janë sidoqoftë shumë të pëlqyera në Bullgari. Shumica e bullgarëve nuk duan në asnjë mënyrë, që refugjatët dhe emigrantët të lejohen qoftë edhe të shkelin në vendin e tyre. Deutschlandfunk (Radio Kombëtare Gjermane) citon në një hulumtim të tsaj fjalët e një demonstruesi ksenofob: „Bullgaria po sulmohet. Është sulmi i një hordhie ilegale, e cila e kapërcen kufirin tonë pa asnjë pengesë. Qëllimi i saj është zëvendësimi i popullsisë evropiane – me banorë islamikë“. Në raste të tilla, raporton gazetari Tom Schimmeck, shpesh bëhet fjalë për rënien e Perëndimit dhe pushtimin nga talibanët. Dhe po sipas tij, Kisha Ortodokse i ka bërë thirrje qeverisë, që të ndalojë “pushtimin” mysliman.

Shumë refugjatë, të cilët kanë zgjedhur rrugën e vështirë përmes Bullgarisë, raportojnë për qëndrime armiqsore dhe keqtrajtime. Në një reportazh të ARD-së, Khamran Han nga Afganistani tregon: „Ka pasur situata shumë të rrezikshme, sidomos në Bullgari. Ne kemi ecur në këmbë për pesë ditë e pesë netë me radhë përmes Bullgarisë, sidomos natën, nëpër pyje, nga frika se mos na arrestonin. Grupi në fillim ishte më i madh. Shumë prej nesh i kemi humbur në Bullgari, ata kanë ngatërruar rrugën nga errësira. Se ku janë, nëse jetojnë ende, këtë nuk e dimë.“ Në gazetën e përditshme Die Welt, gjyqtari gjerman Malte Sievers citon një sirian, i cili gjatë procesit të azilit duhet të ketë thënë: „Më mirë të jem një qen në Gjermani, sesa njeri në Bullgari.“