Berlini zyrtar: Opozita ka gabuar | Ballkani | DW | 21.02.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Berlini zyrtar: Opozita ka gabuar

Në një prononcim për Deutsche Welle-n Ministria e Punëve të Jashtme thotë se "platforma e duhur për zgjidhjen e konflikteve politike është parlamenti."

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë e quan të gabuar djegien e mandatevetë deputetëve të opozitës. Në një prononcim për Deutsche Welle-n të enjten (21.02.) në mbrëmje në Berlin, Ministria e Punëve të Jashtme shprehet se "platforma e duhur për zgjidhjen e konflikteve politike është parlamenti."

"Po i ndjekim me shumë vëmendje zhvillimet aktuale politike në Tiranë. Bojkotimin e Parlamentit dhe në veçanti dorëheqjen e deputetëve e konsiderojmë të gabuar. Platforma e duhur për të zgjidhur konfliktet politike është Kuvendi. Ngecja në vend nuk është opsion për Shqipërinë e sidomos kur Shqipëria është në pritje të vendimit të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit", thuhet në deklaratë.

DW.COM

Reklamë