1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE merr vendim për kabllo karikimi standarde

8 Qershor 2022

Duke nisur nga mesi i vitit 2024 në BE do të ketë një kabllo standarde të unifikuar për karikimin e smartphonëve: USB-C. Kjo mbron edhe mjedisin.

https://p.dw.com/p/4CON9
Ladekabel für unterschiedliche Handymodelle
Fotografi: Jens Büttner/dpa-Zentralbild/picture alliance

Kërkesa për standardizimin e kabllove të karikimit ishte objekt debatipër një kohë të gjatë. Më shumë se dhjetë vjet më parë, Komisioni hodhi për herë të parë për diskutim çështjen e kabllove të karikimit.

14 prodhues - përfshirë Apple - ranë tani dakord për të standardizuar kabllot për karikimin e baterive dhe furnizimin me energji të telefonëve celularë.

Symbolbild Handy-Ladekabel | EU beschließt einheitliche Ladekabel für Handys
Fotografi: Mohssen Assanimoghaddam/dpa/picture alliance

Momentalisht në përdorim janë tri lloje kabllosh: USB-C, Lightning i Apple dhe mikro-USB.

Sipas Komisionit të BE-së rregullorja për standardizimin e kabllove mund të kursejë rreth 1000 ton mbetje elektronike. Aktualisht çdo vit prodhohen rreth 11,000 tonë mbeturina elektronike nga karikuesit e hedhur.