Asnjë fjalë për programin atomik, shumë kritika ndaj Izraelit | Gjermania | DW | 21.07.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Asnjë fjalë për programin atomik, shumë kritika ndaj Izraelit

Qeveria gjermane bëri të njohur të premten një pjesë të përmbajtjes së letrës së presidentit iranian drejtuar kancelares Merkel

Muhamed Ahmadinexhad, Presidenti i Iranit

Muhamed Ahmadinexhad, Presidenti i Iranit

Një gjë duhet bërë e qartë që në fillim: Qeveria gjermane jo vetëm që nuk ka ndër mend ta publikojë letrën e presidentit iranian drejtuar kancelares Merkel, dhe as të japë hollësi nga përmbajtja e saj. Zëdhënësi i qeverisë, Ulrich Vilhelm, në konferencën e zakonshme për shtyp të premten më 21 korrik në Berlin tha vetëm se kjo letër nuk përmban asnjë deklaratë për programin atomar të Iranit, "... por merret kryesisht me kritikën ndaj Izraelit. Ka shumë deklarata, që për ne janë të papranueshme, veçanërisht në lidhje me Izraelin dhe të drejtën e ekzistencës së tij, si dhe me Holokaustin. Qeveria gjermane ka folur vazhdimisht për këtë çështje, që e drejta e ekzistencës së shtetit të Izraelit është pjesë e arësyes shtetërore të Gjermanisë, dhe se për ne nuk është kurrsesi e pranueshme që kjo të vihet në pyetje," - tha Vilhelm.

Thelbi i letrës së Ahmadinexhadit është që të ketë një bashkëpunim më intensiv, tha më tej zëdhënësi i qeverisë Vilhelm. "Kjo mund të arrihet vetëm në qoftë se ai i pranon kushtet. Grupi i ashtuquajtur E3+3, që përbëhet nga tre vendet antare të BE-së, Franca, Britania dhe Gjeramnia, si dhe nga ShBA-të, Rusia dhe Kina i kishin propozuar më parë Iranit bashkëpunim të zgjeruar, në qoftë se ky do të heqë dorë në mënyrë të besueshme nga armët bërthamore. Deri tani Irani nuk ka kthyer ende përgjigje." Vilhem e bëri edhe një herë të qartë, që qeveria gjermane do të jetë e gatshme të flasë me Iranin vetëm mbi këtë bazë.

Të enjten më 20 korrik kancelarja gjermane Angela Merkel, pat marre një letër nga presidenti iranian Mahmut Ahmadinexhad. Që atëherë filluan edhe spekulimet se cila ishte përmbajtja e letrës enigmatike të presidentit iranian, të nxitura edhe nga dy tema të politikës botërore, në të cilat është i involvuar Irani: programi i tij atomar dhe sulmet e Izraelit ndaj milicisë libaneze të Hizbollahut, për të cilën Irani mendohet të jetë njëri nga sponzorët kryesorë.

  • Data 21.07.2006
  • Autor Peter Shtycle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar01
  • Data 21.07.2006
  • Autor Peter Shtycle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar01