1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

120210 Presseinstitut Jahresbericht

12 Shkurt 2010

Kurrë më parë nuk është shënuar një numër kaq i lartë vrasjesh. Ky bilanc i trishtuar u prezantua më 11 shkurt 2010 nga Instituti Ndërkombëtar i Shtypit në Vjenë.

https://p.dw.com/p/M020
Në kujtim të kolegëve të vrarë
Në kujtim të kolegëve të vrarëFotografi: AP

Uasi Ahmad Kureshi po qëndronte pranë një kioske gazetash në Kuhzdar në Pakistan kur dy burra e qëlluan pa paralajmërim. Ai goditet nga dy plumba dhe vdiq rrugës për në spital. Motivet e vrasjes së gazetarit nuk janë sqaruar ende.

Ndryshe rasti i shefit të gazetës "Expressiones de Tulum" në Meksikë. Jorge Alberto Velazques Lopez ishte paralajmëruar përmes kërcënimeve me vrasje. Njëherë herë madje qendrës së tij të shtypit i ishte vënë zjarri. Por ai vazhdoi të informonte për korrupsionin e zyrtarëve të lartë në vend. Një ditë një vozitës motorri hap zjarr në drejtim të makinës së Lopezit. Gazetari nuk pati shans t'i shpëtojë atentatit.

Protestë për lirinë e fjalës
Protestë për lirinë e fjalësFotografi: AP

Këto janë vetëm dy nga mbi 100 raste të grumbulluara dhe të hulumtuara nga Instituti Ndërkombëtar i Shtypit në Vjenë. Qysh prej vitit 1951 organizata e botuesve dhe e gazetarëve heton në mbarë botën raprezaljet kundër gazetarëve. Një bashkëpuntore e Institutit është edhe Naomi Hunt: "Unë besoj që bota është bërë më e rrezikshme për gazetarët. Sidomos në zonat e konfliktit ne shohim për herë të parë që gjithnjë e më shumë gazetarë vriten qëllimisht."

Vendet më të rrezikshme për gazetarët nuk janë vetëm Iraku apo Afganistani. Përkrah Filipineve renditen Meksika me njëmbëdhjetë viktima, Somalia me nëntë, Pakistani me tetë, Kolumbia me gjashtë, Rusia dhe Hondurasi me nga pesë gazetarë të vrarë.

Me ndjekjen e autorëve nuk është marrë askush: "Në Meksikë madje tek kufomat lihen letra të qarta përmes të cilave merret përsipër përgjegjësia për vrasjen. Ky është një paralajmërim për të gjithë ata që flasin ende apo duan të flasin."

Për pyetjen se çfarë gabimi kanë bërë ndoshta gazetarët, mos kanë hulumtuar në vende shumë të rrezikshme, apo kanë takuar njerëzit e gabuar, Naomi Hunt ka një përgjegje të qartë: "Unë besoj që gjëja më e rrezikshme që mund të bësh është që të shkruash të vërtetën, të thuash të vërtetën. Çdokund ka rregulla që duhet të respektohen. Por ka gjithnjë e më shumë vende ku këto rregulla nuk janë të qarta. Shumicën e rasteve njeriu rrezikohet nëse kritikon krerët e shtetit apo të një partie."

Autor: Wolfgang Dick/Esat Ahmeti
Redaktor: Pandeli Pani