2006 vit rekordesh për DAAD-in | Gjermania | DW | 10.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

2006 vit rekordesh për DAAD-in

Ata që duan të studiojnë në Gjermani me siguri që e njohin DAAD-in, Shërbimin gjerman për këmbime akademike. Por veprimtaria e këtij institucioni nuk përqëndoreht vetëm tek dhënia e bursave.

default

DAAD-i angazhohet fuqimisht edhe në mbështetje të strukturave të edukimit, shkollimit dhe studimit në vendet në zhvillim dhe ato që gjenden në procesin e reformave.

Viti 2006 ishte për DAAD një vit rekord me më tepër bursistë, më tepër programe dhe me një buxhet më të madh se një vit më parë.

DAAD-ja mbështeti gjatë vititi 2006 më tepër se 55.000 studentë, shkencëtarë të rinj dhe artistë, shumica prej tyre të huaj. Buxheti prej 260 milionë eurosh u vu në dispozicion prej federatës, por edhe prej BE-së, supërmarrjeve ekonomike dhe qeverive të huaja. Bursat e DDAD-së janë majft të preferuara dhe numri i kërkesave i madh.

Presidenti i DAAD-it Theodor Berchem, thotë se shanset për të marrë një bursë të DAAD-it janë: „shumë të ndryshme dhe variojnë nga një rajon i botës tek tjetri. Në rast se dikush vjen tek ne dhe thotë se ëndërra e tij është të mësojë gjuhën e një fisi të humbur në Afrikë apo Polinezi, atëhere shanset e tij për të marrë një bursë janë relativisht të mëdha. Në rast se do të shkojë për të studiuar në SHBA atëhere raporti kerkesë miratim burse është 1:14."

DAAD-i ofron 200 programe që u japin mundësi bursistëve të studiojnë, të merren me kërkime shkencore apo të mësojnë një gjuhë të huaj thuajse në të gjithë botën. Kriteri i përzgjedhjes së bursistëve është që ata të jenë të shkëlqyer.

„Ne kemi bërë një studim se çfarë janë bërë në të ardhmen bursistët tanë dhe mund të them me kënaqësi se 50% e tyre kanë zënë pozicione kyçe si në Gjermani edhe në botën e jashtme, sidomos në fushën e ekonomisë dhe të shkencave." - thotë presidenti i DAAD-it Theodor Berchem.

Shkollat e larta dhe Universitetet gjermane kanë filluar prej disa kohësh që të ngrenë filialet e tyre në botën e jashtme. Një shembull i tillë është „German School of Music Weimar“ në Korenë e Jugut.

Po ashtu vitet e fundit është shtuar edhe numri i studentëve gjermanë që shkojnë për të studiuar për një ose disa semestra jashtë vendit. Aktualisht një ndër pesë studentë gjermanë kanë studiuar disa semestra jashtë Gjermanisë dhe tendenca është në rritje. Në këtë mes DAAD-i po përpiqet për rritjen e buxhetit dhe për zgjerimin e programeve të tilla.

Në qendër të vëmendjes së DAAD-it janë edhe rajonet e tronditura prej krizave, si p.sh. Afganistani. Sekretari i përgjithshëm i DAAD-it Christian Bode shpjegon: „Për ne ishte mjaft e gëzueshme që megjithë ndërprerjene gjatë universitete të tilla si ai i Bonit, Bohumit apo Berlinit u angazhuan menjëherë për rigjallërimin e Universitetit Gjerman të Kabulit duke marrë përsipër trainimin e personelit, përgatitjen e kurikulumeve dhe planeve mësimore etj. Para pak kohësh ishte për vizitë tek ne presidenti afgan Karsai dhe theksoi se asnjnë vend tjetër i botës nuk ka dhënë një ndihmë kaq konstante dhe të vazhdueshme në sektorin e shkollimit dhe të shkencës në Afganistan, sa Gjermania."

Edhe pse përfaqësuesit e DAAD-it kërkojnë më tepër para për shtimin e buxhetit për bursat, në rang botër nuk ka asnjë institucion tjetër që mund të krahasohet për nga buxheti dhe detyrat me DAAD-i dhe sekretari i përgjithshëm i këtij institucioni thekson se për këtë DAAD-i mund të jetë krenar.

  • Data 10.05.2007
  • Autor Mathias Lemme
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqwg
  • Data 10.05.2007
  • Autor Mathias Lemme
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqwg