Zaev: Do t′i tregojmë BE-së se jemi të pakthyeshëm nga rruga evropiane | Ballkani | DW | 23.06.2021
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Ballkani

Zaev: Do t'i tregojmë BE-së se jemi të pakthyeshëm nga rruga evropiane

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mori pjesë në panelin e Forumit të parë Ekonomik në Shkup. Ai komentoi në një konferecë shtypi me homologun Zoran Zaev mossuksesin e fillimit të negociatave për Shkupin dhe Tiranën.

Ne sërish do të duhet të presim, por do të vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë dhe të mbështetemi te vetvetja, ndërsa jo vetëm në atë që e tregon Brukseli, ka thënë kryeministri shqiptar Edi Rama.

"Ne sërish do të duhet të presim por për mua kjo nuk është pritje, thjeshtë duhet të vazhdojmë ta bëjmë të njëjtën, të shkojmë përpara, të mbështetemi në veten tonë, në energjinë tonë personale ta bëjmë maksimumin me qëllim që t'i bashkojmë misionet në një mision, popujt në një popull, vendet në një zonë ku nuk do të ketë kufizime të bashkëpunimit”,  u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit Edi Rama, mossuksesi në arritjen e vendimit për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është mossukses i BE-së.

"Nuk jemi ne ata që nuk arritën, ato nuk arritën. Ata i kanë  arsyet e tyre dhe i kuptoj  është shtëpia e tyre, ndërsa ne duam të inkuadrohemi në atë shtëpi. Problemi i vetëm është që ata kanë mundur të thonë "ne ju duam, duam të jeni brenda por kemi disa punë  të cilat së pari duhet t'i zgjidhim. Hapësirat tuaja, dhomat tuaja ende nuk janë gati”. Atë që ata vazhdimisht e thonë është ju ende nuk jeni të gatshëm, por kjo nuk është e vërtetë. Thjeshtë kanë mundur të thonë "e përfunduat punën, por ne nuk jemi të gatshëm”, ka deklaruar Edi Rama.

Zaev: Do t'i tregojmë BE-së se jemi të pakthyeshëm nga rruga evropiane

Vendimi i BE-së është një dëshpërim i madh për ne, por edhe një mossukses i politikës së Bashkimit Evropian, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, i cili për bllokimin nga Bullgaria tha se nuk është vlerë evropiane.

"Ne nuk jemi vetëm dhe nuk jemi të izoluar. Ne dhe populli shqiptar kemi përpara rrugën e njëjtë drejt BE-së dhe ne nuk jemi vetëm, ndajmë politikën evropiane. Në këtë rrugë së bashku me ne janë edhe Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja”, theksoi Zaev.

"Popujt dhe qeveritë tona në Ballkan demonstrojnë vlera evropiane, ne me shpejtësi të madhe jemi nisur në mënjanimin e barrierave dhe pengesave mes nesh. Kemi sfida të përbashkëta dhe kultura të përbashkëta. Këtu jam bashkë me kryeministrin Rama që të paralajmërojmë se edhe më shumë do t'i afrojmë popujt tanë”, nënvizoi Zoran Zaev.