Vullnetarët e së ardhmes | FOKUS | DW | 02.07.2020
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

FOKUS

Vullnetarët e së ardhmes

Nina dhe Lisa vijnë nga vende dhe kultura të ndryshme. Si vullnetare të SHL ato së bashku kanë një podcast për të rinjtë. Pikëtakimi ishte puna vullnetare në organizatën gjermane "Schüler Helfen Leben".

"Schüler Helfen Leben“ (SHL) më dha mundësinë të jem politikish aktive", thotë 19-vjeçarja Nina Atanasovska nga Maqedonia e Veriut, e cila po bën një vit punë vullnetare-sociale në organizatën rinore "Schüler Helfen Leben" (SHL) në Neumünster. Së bashku me të rinjtë e tjerë nga Evropa Atanasovska në SHL ka organizuar projekte mbi diskriminimit, përfshirjen e të rinjve në shoqëri dhe mbështetjen e refugjatëve.

Gjatë punës së bërë Nina nga Maqedonia e Veriut ka mësuar rrjedhshëm gjermanishten, por edhe ka mbajtur fjalime dhe ka drejtuar me nxënës të tjerë nga BE kurse praktike të ndryshme. "Por përvoja më e mirë për mua ishte kur në ditët e "Dyerve  të Hapura të Kancelarisë në Berlin", pashë zonjën Merkel", thotë vullnetarja e SHL për DW.

Njëra prej tyre është Lisa Elischer, 20-vjeçarja nga Sankt Peter-Ording. "Po, sigurisht që e njoh Ninën! Ne jemi duke bërë një podcast në gjermanisht në lidhje me angazhimin e të rinjve. Quhet 'Bëje!' („Mach doch! "=),“ u shpreh ajo me entuziazëm për bashkëpunimin e saj me Atanasovskën.

Schüler Helfen Leben Nina Atanaskova (privat)

Nina Atanasovska - Vullnetare në SHL


Lisa Elischer ka qenë aktive për vite me radhë në organizatën që u themelua në vitin 1992, në kulmin e luftës në ish-Jugosllavi. Së pari ajo ndihmoi në Bosnjë-Hercegovinë  dhe më pas kaloi tetë muaj në Serbi, si vullnetare për organizatën partnere të SHL "Atina". Aty Lisa ndihmoi migrantët dhe të rinjtë që kishin përjetuar trafikim e njerëzve dhe forma të ndryshme të keqtrajtimit.

Çfarë e dallon Ballkanin nga Gjermania?

Lisa Elischer sot ka shumë miq në Ballkanin Perëndimor, sapo të kaloj kriza e Coronës ajo dëshiron të kthehet atje për të qenë "live" dhe të jetë në gjendje të ndihmojë drejtpërdrejt. "Europën Juglindore e kam në zemër", thotë Lisa.

Ku dallon Ballkani prej Gjermanisë? Atanasovska dhe Elischer mendojnë njësoj: mungesa e perspektivës për të rinjtë në Shqipëri, Bosnje, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi dhe Serbi. Për t‘ju kundërvënë kësaj tendence SHL në të ashtuquajturat shtete të Ballkanit Perëndimor mbështet "shoqatatat rinore që organizohen në mënyrë demokratike dhe përfaqësojnë zërin e të rinjve kundrejt politikës dhe shoqërisë", tha Ansgar Seng, Drejtori i organizatës.

Deutschland Schüler Helfen Leben | Ansgar Seng Geschäftsführer bei der SHL in Berlin (SHL)

Ansgar Seng - Drejtor i SHL



"Për të mbështetur zgjerimin e Bashkimit Europian, ne duam që në vitet e ardhshme të intesifikojmë më tej shkëmbimin ndërkombëtar të të rinjve nga Europa Juglindore me Gjermaninë dhe vendet e tjera të BE-së," shton ai.

Shkëmbimi është shumë i dëshiruar

Shkëmbim është aktiviteti më i pëlqyer edhe tek vullnetarët e SHL. "Të rinjtë në Ballkan kanë pak mundësi të përfshihen në procese socio-politike, por projektet e SHL më dhanë mundësinë ta bëj këtë. Dhe jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Bosnjë dhe tani këtu në Gjermani", shpjegon Nina.

Schüler Helfen Leben Lisa Elischer (privat)

Lisa Elischer - Vullnetare në SHL

Këtë e konfirmon edhe Elischer. Ajo krahason përvojat e saj në Ballkan me ato në vendlindjen e saj Gjermaninë: "Unë vij nga një vend ku askush nuk duhet të shqetësohet për atë se çfarë e pret pas përfundimit të shkollës. Njerëzit në Serbi dhe Ballkan nuk e kanë këtë lloj perspektivë të mrekullueshme, por ata arrijnë shumëçka me fare pak kushte”.

30 milionë euro donacione

Ja se çfarë realizon SHL me projekte si "Dita Sociale": Më shumë se 60.000 nxënëse dhe nxënës në Gjermani një ditë në vit në vend që të shkojnë në shkollë, bëjnë një punë që e zgjedhin vet. Paga e fituar dhurohet për të rinjtë në Evropën Juglindore, Jordani dhe Gjermani. Në njërën nga këto ditë mblidhen rreth një milionë euro në vit.



Në këtë mënyrë që nga 1998, SHL ka mbledhur më shumë se 30 milionë euro. Me paratë e mbledhura janë mbështetur qindra projekte në të gjithë botën. Disa nga fondet e mbledhura përfundojnë tek organizata partnere të SHL, si "Atina" në Beograd ose tek "Arsis" në Tiranë. Shumica e projekteve të financuara në këtë mënyrë kanë për qëllim të ndihmojnë të rinjtë, migrantët ose të rinjtë nga pakicat e diskriminuara siç janë romët.

"Qëllimi është që të rinjtë e diskriminuar të gjejnë zgjidhje për veten e tyre me mbështetjen tonë", thekson Jelena Hrnjak nga "Atina". "Ata duhet të kthehen sërish në sistemin arsimor, të vazhdojnë arsimimin e tyre e kështu të arrijnë një normalitet shoqërorë".

"Ne jo vetëm që përpiqemi t'i inkurajojmë fëmijët të shfrytëzojnë ndihmat tona, ne gjithashtu flasim me familjet e tyre dhe u ndihmojmë atyre me udhëzime, për shembull për çështje ligjore", shton Ana Majko, drejtore e "Arsis".

#SëbashkuSolidar

Për shkak të Coronës, sivjet "Dita Sociale" e SHL u shty nga qershori në 1 tetor, por aktivitete të tjera të organizatës u zhvilluan edhe tani në kohën e pandemisë: "SHL na ndihmoi konkretisht tani", tha Ana Majko. Në paketat e ndihmës të financuara nga SHL kishte ushqim dhe produkte të higjienës. Partnerët e SHL në Shqipëri u mbështetën edhe në organizimin e kurseve në internet.

Deutschland Schüler Helfen Leben (SHL)

Koncerti Online i SHL 18.06.2020



Vullnetarët e rinj gjithashtu shfrytëzuan trendin globalë të koncerteve në internet për të mbledhur donacione për projektet e SHL. Nina Atanasovska nga Maqedonia Veriore, për shembull, moderoi koncertin e SHL me hashtagun "#GemeinsamSolidarisch" (#SëbashkuSolidar), i cili u transmetua në rrejtet sociale.

"Të rinjtë nuk janë pasivë", thekson Jelena Hrnjak nga "Atina", partnerët në Serbi të SHL, "ata marrin përgjegjësinë për jetën e tyre, edhe nëse aktualisht jetojnë në kushte të vështira. Ata e shohin veten si katalizatorë të këtij ndryshimi."