VMRO-DPMNE me referendum kundër marrëveshjes me Bullgarinë | Ballkani | DW | 06.09.2022
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Ballkani

VMRO-DPMNE me referendum kundër marrëveshjes me Bullgarinë

VMRO-DPMNE në opozitë do të nisë procedurën për mbledhjen e nënshkrimeve për referendum në Maqedoninë e Veriut. Për opozitën marrëveshja me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë është baza e problemeve të vendit.

Nordmazedonien Skopje VMRO-DPMNE Partei Hristijan Mickoski

Hristijan Mickoski

Sipas VMRO-DPMNE-së, nënshkrimi i marrëveshjes me Bullgarinë është fillimi i të gjitha problemeve për Maqedoninë e Veriut dhe baza, mbi të cilën Bullgaria mbështet kërkesat e saj. Kryetari i partisë opozitare, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski është shprehur në lidhje me referendumin, se pyetja do t'i referohet Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, të cilën Zaev e nënshkroi me Borisovin. "Pyetja e referendumit do të jetë e thjeshtë: A jeni për braktisjen e vlefshmërisë së marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë? Pyetja e referendumit është miratuar njëzërit nga partia ", ka deklaruar Hristijan Mickovski. Ai shpreson që javën e ardhshme  të mbledhë të paktën 100 nënshkrime të kualifikuara, pas së cilës një iniciativë e tillë do të dorëzohet në Kuvend.

"Unë dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së do të jemi të parët që do ta nënshkruajmë këtë iniciativë, ndaj presim që Kuvendi ta legjitimojë dhe miratojë në një periudhë të shkurtër kohore ku dhe do të fillojë referendumi i detyrueshëm, e përsërisim referendumin obligativ”, ka thënë Mickovski. Sipas tij, VMRO-DPMNE pa dyshim e përkrah integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, por nuk e përkrah asimilimin, ndryshimin e fakteve historike, refuzimin e dallimeve gjuhësore dhe diskriminimin identitar.

 Treffen zwischen mazedonischer Premierminister Dimitar Kovacevski und Oppositionsführer Hristijan Mickoski.

Kryeministri Dimitar Kovacevski dhe kreu i opozitës, Hristijan Mickoski.

LSDM : Referendumi kundër BE-së nuk do të ketë sukses

Nisma për referendum është vendim personal i Hristijan Mickoskit për shpëtimin e kolltukut të tij në VMRO-DPMNE, thonë nga LSDM-ja në reagimin ndaj paralajmërimit të VMRO-DPNE, që do të grumbullojë nënshkrime për shpalljen e referendimit të obligueshëm për Marrëveshjen e Fqinjësisë së mirë me Bullgarinë.

"Referendumi kundër BE-së, kundër gjuhës maqedonase në Union, nuk ka mbështetje nga qytetarët dhe nuk do të ketë sukses. Një iniciativë kundër BE-së nuk ka mbështetje as nga partitë opozitare, dhe ka qëndrime të ndara në vetë VMRO-DPMNE, ku po forcohet krahu pro-evropian, i cili nuk mendon njësoj si Mickoski”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Kovaçevski: Nga ne varet se sa shpejt do të anëtarësohemi në BE

Duke komentuar kritikat e opozitës, por edhe të opinionit publik për marrëveshjen me Bullgarinë, kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski ka thënë se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së, ku sipas tij, do të garantohen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me gjuhën, identitetin dhe historinë. "Çdo anulim apo bllokim i vendimeve në Kuvend që i referohen integrimit evropian nënkupton ngecjen e shtetit drejt anëtarësimit të plotë në BE. Tani varet nga ne, nga të gjitha partitë politike, nga të gjithë deputetët në Kuvend se sa shpejt do ta përfundojmë procesin e negociatave dhe anëtarësimit në BE”, vlerëson kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ai kujtoi se Maqedonia e Veriut ka filluar negociatat me BE-në dhe se qeveria ka marrë vendim për formimin e strukturës së negociatave. "Tashmë kemi një kryenegociator, kemi një strukturë të plotë dhe deri më 15 shtator kemi fillimin e procesit të "skriningut", i cili është një pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e negociatave, sepse përmes tij, detyrimet që ka një vend në negociatat me Unionin janë të definuara”, thotë Kovaçevski, duke theksuar se vendi pritet të përfundojë këtë proces deri në vitin 2030.