1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ukrainë: Plumba kundër këshilltarit të presidentit Selenskyj

22 Shtator 2021

Këshilltari i ngushtë i presidentit ukrainas, Selenskij është qëlluar me disa plumba në automjetin e tij në afërsi të Lesnikit të mërkurën. Serhij Shefir nuk është plagosur, por shoferi i tij ndodhet në gjendje të rëndë.

https://p.dw.com/p/40eZT
Ukraine Präsident  Wolodymyr Selenskyj Volodymyr Zelenskyy
Fotografi: Hennadii Minchenko/Photoshot/picture alliance

Sipas të dhënave të autoriteteve ukrainase, këshilltari më i ngushtë i presidentit ukrainas, Volodymyr Selenskyj është bërë objekt i sulmi për vrasje të mërkurën, shkruan agjencia gjermane e lajmeve dpa. Makina e Serhij Shefir është qëlluar në afërsi të qytetit Lesniki nga të panjohur me më shumë se 10 plumba, bëri të ditur një zëdhënës i ministrit të Brendshëm, Anton Geratshenko në Facebook. Nuk dihet sfondi i sulmit. Një komando speciale është në kërkim të atyre që qëlluan. Nga goditjet me armë automatike është plagosur rëndë, shoferi i Shefirit. Vetë Shefir është në gjendje të mirë shëndetësore, u shpreh një deputet i partisë së Selenskyj, Shërbëtor i popullit për agjencinë ruse të lajmeve, RIA Novost.

Ukraine Anschlag auf Serhiy Shefir
Plumbat në automjetin e Serhij ShefirFotografi: National Police of Ukraine/REUTERS

Shefir dhe Selenskyj punojnë së bashku që para marrjes së postit të presidentit nga Selenskyj në vitin 2019, sipas agjencisë afpd. 57 vjeçari Shefir vjen nga qyteti industrial. Kryvy rig, si Selenskyj. Ai punoi si procudent i serisë televizive "Shërbëtor i popullit" në të cilin kreu i mëvonshëm i shtetit luajti rolin e një mësuesi, që bëhet president në mënyrë të papritur. Në vitet e kaluara janë kryer disa atentate ndaj politikanëve dhe gazetarëve në Ukrainë.

     

la/ag