Ukraina ka nevoje per sinjale te qarta nga Evropa,e jo per vazhdim te iluzioneve | Evropa | DW | 30.12.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ukraina ka nevoje per sinjale te qarta nga Evropa,e jo per vazhdim te iluzioneve

Viktor Juschcenko,kandidat properendimor fitoi zgjedhjet ne Ukraine,por Evropa nuk mund ti pergjigjet kerkeses per shpejtimin e anetaresimit te vendit ne BE.BE eshte ngarkuar me probleme te brendshme deri ne shkalle kufitare,prandaj duhet te jete e qarte qe te mos i inkuraroje ukrainasti me shpresa iluzore,mendon ne komentin e tij Ute Schaeffer

Fitorja e zgjedhjeve nga ana e Viktor Jushcenkos " eshte nje fitore bindese per demokracine" ne Ukraine. Keshtu thuhet ne telegramin urues te presidentit gjerman Horst Köhler. Dhe ashtu si kancelari edhe ministri i jashtem gjerman shprehen urimet e tyre ne drejtim te kryeqytetit te Ukraines,Kieves.


Ne gjithe fushene diplomacise evropiane u verejte nje lehtesim. Jushcenko ka nuhatur se Ukraina eshte ne rrugen me te mire te demokracise,tregut te lire dhe shtetit ligjor,dhe mbi te gjitha ky vend po i zgjedh vete problemet.Keshtu eshte me se mire,pasi Evropa ka shume muaji qe merret me veten.Raundi i fundit i zgjerimit ka bere qe BE te kete si preokupim kryesor brengen e 455 milione njerezeve.Diskutimet politike jane bere te veshtira per te marr vendimet te drejta.


Evropa as nuk ka fuqi e as vullnet me te merret seriozisht me fqiun e ri, Ukrainen . Dhe kete duhet ta kuptojne diplomatet.Nuk ka kuptim kjo qe bejne diplomatet evropian,te cilet vetem te rrijne duke vezhguar rreziqet e medha qe e pershkojne transformimin e Ukraines.shtrohet pyetja se a mund Jushcenko te luftoje kunder bisnesmeneve dhe klanit te tyre? Pas Jushcenkos,a mund edhe ne te ardhmen te qendroje levizja per demokraci dhe te mebeshtes nje kurs te perbashket politik?
Ndryshimet politike ne Ukraine nuk vendosen vetem me personalitetin e presidentit. Aty duhet pas parasysh interesat e grupeve te ndryshme. Dhe shume prej tyre nuk jane demokratike,nuk jane te pakt as ata te cilet ende kane mbet nostalgjik te thjesht sovjetik.


Edhe shume e lavderuara qytetari dhe guxim i shoqerise se Ukraines, nga ana e Evropes, nuk do te ishte ishte aq e fuqishme, pa nje shkembim te ideve dhe njerezeve ne mes Ukraines dhe Evropes. Mirpo, ne Bruksel,Berlin,Paris apo Londer sikur nuk kihen parasysh keto relacione dhe implikimet e tyre te mundshme.
Qytetaret e Ukraines duan shume qarte nje perspektive evropiane per vendin e tyre dhe qarte jane shpreh per pranimin ne BE.Brukseli ne pergjigjen e vete ofron formulen e "fqinjesise se re",qe do te thote si nje shkalle e pare e ngjajshme me disa vende sic jane Maroku.Me shume zemrim eshte perjetuar ne Kieve lajmi se BE i hap dyerte evropiane per Turqine,por jo edhe per Ukrainen. Mirpo, evropianet e pranojne se Evropa pas raundit te fundit te zgjerimit eshte ngarkuar deri ne nje shkalle kufitare.Si te pranohen si plotesim edhe 50 milione ukrainas ?


Kjo nuk duket e arsyeshme per diplomatet evropiane, te cilet jane edhe nen presion te opinionit publik.Keta diplomate, per nje rast te ketille kane gjetur kete pergjigje:"nje diskutim i metejme per ceshtje te anetaresimit, pas rastit te Turqise, aktualisht nuk konsiderohet i menqur".Megjithate, per sinjale te qarta diplomatike kerkohet guxim.Kjo shifet edhe ne rastin i Ukraines,ndonese sinjali eshte i dhimbshem.
Ceshtja eshte se, veshtrimi per nje partneritet strategjik i BE-se mbetet Rusia,ndersa ne Ukraine per dallime nga situate ne Rusi,ka shume me teper shanse per nderrime.Per kete arsye, Ukraine meriton mbeshtetjen e BE-se.

  • Data 30.12.2004
  • Autor Ute Schaeffer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArFR
  • Data 30.12.2004
  • Autor Ute Schaeffer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArFR