1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ukraina kërkon zyrtarisht armë nga qeveria gjermane

5 Shkurt 2022

Ukraina dëshiron të furnizohet me armë mbrojtëse nga Gjermania. Në një letër drejtuar Ministrisë së Jashtme Kievi rendit shumë dëshira dhe kërkon që Gjermania ta shqyrtojë sa më shpejt kërkesën.

https://p.dw.com/p/46YZ3
Ukrainische Soldaten
Fotografi: Pavlo Palamarchuk/AP/dpa/picture alliance

Ndryshe nga partnerët e tjerë të NATO-s Gjermania refuzon ta furnizojë Ukrainën me armë. Tani qeveria gjermane mori një kërkesë nga Kievi. Ambasada e Ukrainës ka kërkuar zyrtarisht mbështetje në formën e furnizimeve me armëve. Gazeta "Süddeutsche Zeitung" citon nga një letër drejtuar Ministrisë së Jashtme në të cilën ambasada liston një numër armësh që dëshiron Ukraina.

Ukraine Javelin Rakete
Fotografi: Ukrainian Defense Ministry Press Service/AP Photo/picture alliance

Në letër thuhet se për shkak të "situatës jashtëzakonisht të tensionuar të sigurisë dhe kërcënimit të agresionit rus", ambasada kërkon që "kjo kërkesë të shqyrtohet sa më shpejt të jetë e mundur", thuhet në artikullin e "Süddeutsche Zeitung".

Sisteme armësh me karakter mbrojtës

Ambasada e Ukrainës në Berlin kërkon sisteme për mbrojtjen kundërajrore ndaj raketave me rreze të mesme veprimi, sisteme kundërajrore portative, armë kundër dronëve, sisteme për shkatërrimit me mikrovalë, sisteme elektronike gjurmimi, por edhe pajisje për shikimin e natës, kamera vëzhgimi dhe municione.

Ukrainische Soldaten
Fotografi: Pavlo Palamarchuk/AP/dpa/picture alliance

Më tej "Süddeutsche Zeitung" citon nga letra se bëhet fjalë për “sisteme armësh me karakter mbrojtës”. Ukraina kërkon ndihmë të menjëhershme për t’i blerë urgjentisht këto pajisje dhe armatime.

Sinjal shumë i qartë - 5000 helmeta

Qeveria gjermane i ka premtuar Ukrainës vetëm dërgimin e 5000 helmetave ushtarake. Ky është një "sinjal shumë i qartë se ne jemi në anën tuaj", tha ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht. Ambasadori ukrainas në Berlin e mirëpriti dorëzimin, por në të njëjtën kohë e kritikoi atë si një "gjest simbolik".

Ukraine-Konflikt - Russisch-Belarussische Militärübung
Fotografi: Russian Defense Ministry Press Service/AP/dpa/picture alliance

Në marrëveshjen e koalicionit, qeveria federale gjermane e përbërë nga SPD, të Gjelbrit dhe FDP kanë vendosur të mos dëgojnë armë në rajone krize.