1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ukrainë: Separatistët prorusë legjitimojnë pushtetin

pp(dpa)3 Nëntor 2014

Presidenti i Ukrainës Poroshenko e kritikoi votimin dhe i quajti zgjedhjet si pseudozgjedhje të terroristëve dhe të banditëve në territorin e pushtuar.

https://p.dw.com/p/1Dfrv
Fotografi: picture-alliance/AA/Tavakkul Abdullaev

Me zgjedhjet e së dielës në rajonet separatiste në Ukrainën lindore, rebelët prorusë u përpoqën të legjitimojnë pushtetin e tyre. Sipas përllogaritejeve të separatistëve në "Republikën Popullore të Donetskut» ka fituar qartë kreu i rebelëve Alexander Sachartschenko. Ai thuhet se ka fituar në zgjedhjet presidenciale më shumë se 80 për qind të votave. Kurse në Lugansk thuhet se ka fituar kreu i rebelëve Plotnizki.

Paralelisht me zgjedhjet presidenciale në Donetsk dhe Lugansk u zhvilluan edhe zgjedhjet parlamentare, në të cilat sipas separatistëve morën pjesë rreth tre milionë qytetarë. Në zgjedhjet parlamentare në "Republikën Popullore të Donetskut" partia e Sachartschenkos "Republika e Donetskut" fitoi 65 për qind të votave, tha shefi i Komisionit Zgjedhor, Roman Lijagin.

Në votime nuk u lejuan të merrin pjesë vëzhgues ndërkombëtarë.

Ostukraine Wahlen Wahllokal Soldaten 02.11.2014
Fotografi: Reuters/Maxim Zmeyev

Poroshenko: Pseudozgjedhje

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko e kritikoi votimin dhe i quajti zgjedhjet si "pseudozgjedhje të terroristëve dhe të banditëve në territorin e pushtuar". Shërbimi i Sigurimit Kombëtar SBU ka nisur një hetim penal për marrje pushteti në mënyrë të paligjshme ei dhe për shkak të "shkeljes së rendit kushtetues" nga terroristët në Donetsk dhe Lugansk.

Ndërsa Kievi dhe në perëndimi e konsiderojnë votimin në "republikat popullore" si një shkelje të Marrëveshjes së Minskut në fillim të shtatorit, Rusia i ka mbështetur zgjedhjet dhe do t'i njohë rezultatet e tyre.

Votime dhe luftime

Ndërkohë luftërat dhe konfliktet politike për pushtet në Ukrainë lindore vazhduan. Rusia dislokoi, sipas të dhënave të ushtrisë ukrainase, sërish trupa dhe pajisje ushtarake në zonat e separatistëve prorusë.

Ostukraine Wahlen Wahllokal Soldat 02.11.2014
Fotografi: Reuters/Maxim Zmeyev

Media ukrainase publikuan të dielën regjistrime në video ku shiheshinn dhjetra kamionë ushtarakë, pa targa. rSipas njoftimeve thuhej se kjo autokolonë që autokolonë ruse rrugës pë Donetsk. Disa gazetarë perëndimorë raportuan më parë për lëvizje të konsiderueshme trupash rreth Donetskut.

Sipas të dhënave të qeverisë, tre ushtarë ukrainas u vranë të dielën jatë konfrontimeve ushtarake, shtatë të tjerë u plagosën, të shtunën ka pasur po ashtu shtatë të vrarë dhe gjashtë ushtarë të plagosur.