1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tre vende të Ballkanit shpallen nga Rusia“vende jo miqësore”

7 Mars 2022

Rusia vendos Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut në listën e zezë. Lista përmban edhe vendet e BE.

https://p.dw.com/p/488cT
Fotografi: Sputnik/Mikhail Klimentyev/Kremlin via REUTERS

Qeveria e Federatës Ruse miratoi të hënën (07.03.) një dekret qe përmban një listë shtetesh dhe territoresh të huaja që sipas saj, kryejnë "veprime armiqësore” kundër Rusisë, kompanive dhe qytetarëve të saj. Kjo listë është botuar në të përditshmet e Tiranës, të cilat i referohen TASS, agjensisë shtetërore ruse të lajmeve, me seli në Moskë.

Lista e vendeve që kryejnë  "veprime armiqësore” kundër Rusisë përfshin Ukrainën, SHBA, shtetet e BE, Kanadanë, Mbretërinë e Bashkuar, Andorrën, Islandën, Lihtenshtajnin, Monakon, Norvegjinë, San Marinon, Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë, Mikronezinë, Zelandën e Re, Singaporin dhe Tajvanin. Në këtë listë janë edhe Shqipëria, Mali i Zi  dhe Maqedonia e Veriut, tri shtetet e Ballkanit Perëndimor anëtare të NATO-s.

Vendet dhe territoret e  sipërpërmendura janë ato që vendosën ose iu bashkuan sanksioneve kundër Rusisë pas fillimit të operacionit të posaꞔëm ushtarak të Forcave të Armatosura ruse në Ukrainë.

Dekreti njofton që qeveria ruse ka vendosur të ndërmmarë masa kundër vendeve në listë. Ndërkohë, kompanitë dhe qytetarët rusë, shteti dhe bashkitë e Federatës Ruse që kanë detyrime valutore ndaj kreditorëve të huaj nga lista e "vendeve jo miqësore” do t'i paguajnë ato me rubla. Kjo procedurë e re, që cilësohet e përkohshme, do të jetë e vlefshme për pagesa që shkojnë në më shumë se 10 milionë rubla në muaj, thekson dekreti.

Policë ruajnë Sheshin e Kuq
Fotografi: Sergei Karpukhin/Tass/dpa/picture alliance

Raportet Serbi-Kosovë: rrezik për destabilitet të Ballkanit Perëndimor

Publikimi i dekretit të qeverisë së Federatës Ruse me listën e vendeve” jo miqësore” ku bëjnë pjesë edhe tri vende të BP, përkon në kohë me një letër të kongresistëve amerikanë drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) ku kërkohet „ vëmendje më e madhe ndaj BP."

Në këtë letër të botuar sot, (07.03) nga gazeta e përditshme e Tiranës "TEMA", kongresistët amerikanë theksojnë që në kushtet „e pushtimit të paligjshëm të Ukrainës nga Rusia është më e rëndësishme se kurrë për SHBA të thellojnë angazhimin e tyre në Ballkanin Perëndimor."

Kongresistët amerikanë e konsiderojnë mungesën e normalizimit të raporteve mes Serbisë dhe Kosovës, „rrezik për stabilitetin rajonal që kërkon vëmendje të menjëhershme".

Integrim i Ballkanit Perëndimir në BE

Letra e kongresistëve amerikanë drejtuar DASH me kërkesën për vëmendje të shtuar ndaj BP përfshin edhe çështjen e ritmeve të ngadalta te integrimit të vendeve të rajonit në BE dhe pasojat në situatën aktuale.

"Hezitimi i disa vendeve anëtare të BE për të pranuar anëtarë të rinj ka rritur euroskepticizmin në rajon. Ka tregues për një gadishmëri qytetarësh për të sakrifikuar demokracinë për "një rregullim të shpejtë” që do të përmirësojë gjendjen e tyre ekonomike” thekson letra.

Kongresistët amerikane i kërkojnë DASH: rritje të investimeve dhe integrim rajonal, mbështetje më të madhe për integrimin e BP në BE, përkrahje tw wdialogut Kosovë-SERBI, vëmendje të shtuar ndaj Bosnjë-Hercegovinës, asistencë për demokratizimin e BP.

  

 

Ani Ruci Korrespondente nga Tirana