1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tragjedia e refugjatëve para brigjeve kalabreze

26 Shkurt 2023

Të paktën 59 vetë humbën jetën të dielën para brigjeve italian pas shkatërrimit të një gomoneje të mbingarkuar për shkak të dallëge të forta. Mes tyre edhe një foshnje disa muajshe.

https://p.dw.com/p/4NzpF
Italien | Bootsunglück mit vielen Toten
Fotografi: Giuseppe Pipita/ZUMA/ANSA/IMAGO

Një tragjedi tjetër refugjatësh në brigjet italiane. Sipas njoftimit të rojes bregdetare italiane të dielën (26.02) të paktën 43 vetë humbën jetën, mes tyre edhe një foshnje disa muajshe pas fundosjes së një gomoneje të mbingarkuar. Sipas të dhënave zyrtare roja bregdetare italiane mundi të shpëtonte 80 nga 120 njerëzit në bord.

Tragjedi para brigjeve të Kalabrisë
Tragjedi para brigjeve të KalabrisëFotografi: Giuseppe Pipita/AP/picture alliance

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kërkoi pas tragjedisë me vdekjen e 43 refugjatëve progres në reformimin e ligjit të azilit në Europë. Gomonja e mbingarkuar u thye në orët e para të së dielës në afërsi të qytetit Krotone në brigjet jugore italiane pranë Kalabrisë, për shkak të dallgëve të larta. Mediat italiane kanë raportuar se në gomone kanë qenë 200 vetë, sipas të dhënave të frocave të shpëtimit dhe jo 120 sipas të dhënave të rojes bregdetare.

la/ag