1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tiranë: Manifestim në mbështetje të popullit ukrainas

8 Prill 2022

Disa qindra qytetarë morën pjesë në manifestimin që u zhvillua të premten (08.04) në qendër të kryeqytetit të Shqipërisë, organizuar nga komunitetit ukrainas në Tiranë.

https://p.dw.com/p/49gvb
Albanien Tirana | Solidarität mit der Ukraine -
Fotografi: Ani Ruci/DW

Në mbështetje të qëndresës heroike të popullit ukrainas kundër agresionit rus, komuniteti ukrainas në Shqipëris organizoi protestën në Tiranë, ku morën pjesë disa qindra mijëra qytetarë (08.04). Manifestuesve iu bashkuan edhe përfaqësues të trupit diplomatiktë akredituar në Tiranë, kryetari i Bashkisë së kryeqytetut Erion Veliaj, politikanë, organizata të shoqërisë civile.

Rinia e Tiranës, pjesëmarrëse në manifestim shpalosi flamurin kombëtar të Ukrainës, në përmasa shumë të mëdha.

Manifestimi nisi në sheshin "Skëndërbe, në formën e një marshimi të heshtur, vazhdoi përgjatë bulevardit ”Dëshmorët e Kombit”dhe u ndal para ambasadën së Ukrainës në Tiranë. Në rrugën,”Ukraina e lirë” manifestuesit hodhën parulla kundër agresionit rus në Ukrainë .

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitshko, përshëndeti manifestuesit përmes një video-mesazhi të shfaqur në një ekran të madh. Ai falenderoi shqiptarët dhe Shqipërinë për ndihmën dhe mbështetjen ndaj kauzës së Ukrainës. "Ne po shikojmë se kush janë miëqtë e Ukrainës dhe nuk do t'i harrojmë kurrë. Ne duam ta ndalojmë këtë luftë të pakuptimtë,” theksoi ai në video-mesazhin e tij përshëndetës.

Ambasadori i UKrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, përshëndeti manifestuesit dhe falenderoi popullin shqiptar për solidaritetin e tij ndaj Ukrainës. Ai i bëri thirrje "edhe njëherë botës së qytetëruar që të bëjë gjithçka që është e mundur për të

transferuar në Ukrainë armët e nevojshme, për të vendosur sanksionet më të rënda të mundshme siç janë embargoja e energjisë, transportit dhe ajo ekonomike”.

Albanien Tirana | Solidarität mit der Ukraine
Fotografi: Ani Ruci/DW

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, në fjalën e saj para manifestuesve theksoi që "që prej shkurtit, e gjithë bota ka parë atë çfarë ka bërë lufta e Vladimir Putinit, që nisi pushtimin e paramenduar, të pajustifikuar, dhe brutal ndaj Ukrainës. Siç tha dhe presidenti Biden, Putini i

kishte bërë keq llogaritë. Ai u ndesh me një mur të fortë, u ndesh me popullin ukrainas”, theksoi në fjalën e saj ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Kryetari bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e konsideroi manifestimin një kontribut të Tiranës, që i bashkohet qyteteve të mëdha të Europës ”për të realizuar atë që Presidenti Zelensky tha në fjalën e tij në çmimet Grammy: Na ndihmoni me gjithçka të mundeni vetëm me heshtje mos

na ndihmoni, se heshtja nuk ndihmon asnjeri.” Kryebashkiaku Veliaj tha, se Tirana do të vazhdojë të dërgojë ndihma për popullin ukrainas.

Ani Ruci Korrespondente nga Tirana