1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tensionet në Ukrainë: Bisedime në formatin e Normandisë

4 Janar 2022

Rusia zhvillon të enjten bisedime urgjente me Ukrainën, Gjermaninë dhe Francën lidhur me grumbullimin e trupave ruse në kufi.

https://p.dw.com/p/456E4
Ukraine-Konflikt |‎ Soldaten im Schnee
Fotografi: Andriy Andriyenko/AP/dpa/picture alliance

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Interfax njoftoi se përpjekja e ripërtërirë diplomatike vjen për shkak të rritjes së tensioneve pasi sipas zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas Moska ka dislokuar dhjetëra-mijëra trupa në kufijtë e Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e kanë paralajmëruar Rusinë për kostot e larta të çdo ndërhyrjeje të mëtejshme në territorin ukrainas përtej rajonit Donbas të Ukrainës lindore ku aktualisht sundijnë forcat pro-ruse.

Frankreich Paris | Normandie Treffen | Zelenskiy, Merkel , Macron und Putin
Pamje nga takimi i Normandisë në nëntor 2019, Vladimir Zelensky, Angela Merkel, Emanuel Macron dhe Vladimir PutinFotografi: Alexei Nikolsky/TASS/picture alliance

Formati i Normandisëu pagëzua kështu pasi përfaqësuesit e katër vendeve, Rusisë, Ukrainës, Gjermanisë dhe Francës u takuan në Normandi të Francës për herë të parë më 6 korrik 2014, pas shpërthimit të konfliktit në Ukrainën lindore.

Kush do të marrë pjesë në bisedimet e së enjtes në Moskë?

Mikpritës i bisedimeve do të jetë Dmitry Kozak, nënkryetari i administratës presidenciale ruse. Qeveria gjermane do të dërgojë Jens Plëtner, këshilltar për politikën e jashtme të kancelarit gjerman Olaf Scholz. Plëtner do të udhëtojë për në Moskë këtë javë, tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit.

Russland Militärübungen
Moska ka dislokuar dhjetëra-mijëra trupa në kufijtë e UkrainësFotografi: Sergey Pivovarov/Sputnik/picture alliance

Hebestreit nuk pranoi të komentojë për njoftimet e një gazete në lidhje me mundësinë e takimit këtë muaj të kancelarit Scholz me Presidentin rus Vladimir Putin .

Parisi do të dërgojë Emmanuel Bonne, këshilltar i presidentit francez Emmanuel Macron. Se kush do të përfaqësojë Ukrainën nuk dihet ende.