1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sulm me makinë në selinë e SPD - gjenden gjurmë të zjarri

25 Dhjetor 2017

Në makinën që është futur në korridorin e selisë së SPD në Berlin janë gjetur gjurmë zjarri. Personi donte të bënte vetëvrasje, por hetimet janë fare në fillim.

https://p.dw.com/p/2pumz
Deutschland | Auto fährt in SPD-Parteizentrale
Fotografi: picture-alliance/dpa/P. Zinken

Në rrethana mesterioze mbrëmë në natën e Krishtlindjeve është futur në korridorin e selisë së Partisë Sociademokrate (SPD) në Berlin një makinë. Lajmin e ka konfirmuar sot në mëngjes edhe një zëdhënëse e policisë, për agjencinë e lajmeve DPA. Ndërkohë policia ka nisur edhe hetimet për këtë ngjarje, por deri tani nuk ka ndonjë të dhënë konkrete për motivet e keëtij sulmi.

Deutschland | Auto fährt in SPD-Parteizentrale
Fotografi: picture-alliance/dpa/P. Zinken

Gjurmët e zjarrit...

Policia ka gjetur edhe gjurmë të zjarrit në makinë, ku ishin vënë edhe rezervoar me karburante si dhe shishe për ndezjen më të shpejtë të zjarrit. Në fotogratitë nga vendi i ngjarjes është parë edhe një lampë për ndezje zjarri. Në makinë janë parë gjurmë të qarta të zjarrit, sepse disa pjesë të makinës ishin të djegura dhe shkrira.

Në informacionet e para thuhet se makina është futur në qendrën e SPD në hyrjen kryesore të Shtëpisë Willy-Brandt. Shoferi është lënduar dhe është dërguar në spital. Thuhet se fjala është për një person 58-vjeçar. Në bisedat e para informative ai ka deklauar se në këtë mënyrë ka dashur të bëjë vetëvrasje.

Deutschland | Auto fährt in SPD-Parteizentrale
Fotografi: picture-alliance/dpa/P. Zinken

Por policia po hulumton edhe motive të tjera të mundshme të këtij sulmi, sepse nuk dihet pse ky person ka zgjedhur pikërisht qendrën e SPD për të bërë vetëvrasje. Deri tani nuk është bërë e ditur se në selinë e SPD ka pasur ndonjë tubim që mund të ketë qenë në shënjestër të këti personi.

bc/haz/jm (dpa)