shtypi gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 27.05.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

shtypi gjerman

pasqyra e shtypit per date 28 mai 2005

Ne pasqyrene shtypit te sotem gjerman rendesi te theksuar i eshte perkushtuar miratimit apo kundershtimi te Kushtetutes Evropiane ne referendumin qe mbahet ne France dhe zgjedhjeve te reja parlamentare ne Gjermani.


"Mitteldeutsche Zeitung" e qytetit te halles, duke komentuar ceshtjen e miratimit te kushtetutes evropiane nga ana e Keshillit te Landeve gjermane shkruan se BE nuk eshte me ajo qe i preokupon ne koke dhe zemer gjermanet.Ai qe deshiron kete gjendje ta ndryshoje duhet ti marr seriozisht brengat e qytetareve. Ne kete drejtim me te drejt ka paralajajmeruar kryeministri i Bavarise Edmond Shtoiber.Por, edhe ky duhet me mire ta qartesoje ceshtjen e ardhmerise se BE-se.Ka kohe te gjate, qe ne Gjermani nuk gjenden me politikane te rangut te larte,qe identifikohen me projektin evropian,sic ishte dikur Helmut Shmid dhe Helmu Kohl.
Nderkaq, ne temen e Evropes "Süddeutsche Zeitung" i rikthehet anetaresimitt e Turqise ne BE. Kjo gazete shkruan se asnjehere ne histori, Turqia moderne nuk ka qene me afer Evropes se sa tani.Mirepo, sa me shume, qe ajo i ofrohet Evropes, aq me shume ne menyre paradoksale shtohet rezistenca ndaj saje ne Evrope.Ajo qe me se shumti i tmerron shume njerez ne Evrope eshte vleresimi se Turqia se shpejti mund te kete vendin e vete ne BE.Referendumi i se shtunes ne France per kushtetuten evropiane ne mase te madhe shoqerohet edhe me temen e anetaresimit te Turqise ne BE.
Ndersa partite opozitare CDU CSU ne Gjermani nuk do te bejne tjeter gjate fushates zgjedhore pos aktivizimit te mekanizmave mbrojtes kunder hyrjes se Turqise ne BE.Ankara eshte duke i humbur miqte e saje ne Evrope. Dhe kjo nuk do te mbetet pa pasoja per BE-ne ne Bosfor.
Per gazeten " Westdeutsche Zeitung" te Dyseldorfit, ajo qe gjithnje Franca thote neser per Evropen do te duhej te jete nje diskutim i ndershem per fillimin e asaj se kah do tia mbaje Evropa?
Ndersa per gazeten "Main Echo" nuk egziston nje Plan B per BE-ne,icili do te ishte i bindshem si plan aleternativ nese deshton referendumi ne France.Brukseli me ne fund duhet ta beje te qarte se cka mund te rregulloje e cka nuk mundet.Duhet te definoje kufijt gjeografik te bashkesise se shteteve dhe duhet tia pershtat realitetit euforine e zgjerimit te BE-se.Nese keto gjera qartesohen mund ti jepet nje shanse krizes qe po e percjell miratimin e kushtetutes evropiane.
Nje teme tjeter me te cilen merret shtypi eshte edhe ceshtja e shpalljes se zgjedhjeve te lira parlamentare ne Gjermani.Gazeta e
Mynihut "Süddeutsche Zeitung" shkruan se "qupa" e Helmut Kohlit,kryetarja aktuale e partise kristian demokrate CDU,Angela Merkel,eshte kandidate pa alternative per postin e kancelarit.Ndonese ajo ka faje per disa sjellje si me politikanin e rendesishem te partise se saje Schoible.
"Frankfurter Allagemine" Zeitung" shkruan se te Gjelberit kane nevoje ti kene ne dispozicion disa dite per te kuptuar se romanca ne mes tyre dhe socialdemokrateve ka perfunduar.Por as partia SPD nuk e ka leht te pajtohet me vendimin e kancelarit Shreder dhe kryetarit te partise Myntefering.Bile per kancelarin do te jete me riskante se sa per kryetarin e partise se tij.Ai i cili ne parlament i lutet anetareve te partise se vete per nje votbesim,ai duhet te kete parasysh se mund te ndodh qe kjo deshire mund te mos i plotesohet.
Sipas gazestes se Augsbugut " Augsburger Allagemine",natyrisht se per Merkel dhe Shtoiber eshte e preferueshme te mbajne te fshehta kartat dhe te vazhdojne qe ne fund te mos i japin kredi qeverise se akuzuar te Shrederit.Ndryshimi i disponimit dhe kriza ne vazhdimesi ekononimke mund te shpien kah ajo se socialdemokratet dhe te gjeberit serish mund te fitojne shumicen ne parlament.Sipas kesaj gazete opozita po bene gabim, qe vetem po e vezhgon dhe akuzon SPD-ne , per shkaterrimin e shtetit social duke mos paraqitur ne menyre te ndershme nje koncept te vetin.

  • Data 27.05.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArvM
  • Data 27.05.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArvM