1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin

7 Shtator 2022

Me efekt të menjëhershëm Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit. Shkak për këtë u bënë "provat e pakundërshtueshme" për sulme kibernetike. SHBA bën përgjegjëse Iranin.

https://p.dw.com/p/4GWWr
Albanischer Ministerpräsident Edi Rama
Fotografi: Jonas Roosens/picture alliance/ANP

Shqipëria, vend i NATO-s me efekt të menjëhershëm ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin të mërkurën (07.09). Këtë  e bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë. Ai e argumentoi këtë vendim të qeverisë shqiptare me "prova të pakundërshtueshme", sipas të cilave pas sulmeve masive kibernetike më 15 korrik ndaj institucioneve shqiptare fshihet Irani. Këto sulme kanë synuar që të paralizojnë institucionet shtetërore të Shqipërisë, shkruan dpa.

Edhe SHBA konkludon se përgjegjës për sulmin kiberbetik ndaj Shqipërisë është Irani. Shtëpia e Bardhë në një reagim të saj e quan përgjegjës Teheranin për këtë sulm kibernetik kundër një aleati të NATO-s.

Orkestrim dhe sponsorizim nga Irani

I gjithë personeli i ambasadës iraniane duhet që të largohet tanimë nga Shqipëria brenda 24 orësh, ka kërkuar kryeministri shqiptar. Për këtë akt janë informuar edhe partnerët e NATO-s dhe shtete të tjera mike. Sipas kryeministrit  hetimi i zgjeruar ofroi të dhënat, se agresioni kibernetik është "orkestruar dhe sponsorizuar" nga Irani, i cili ka angazhuar katër grupe për këtë sulm kibernetik ndaj Shqipërisë, tha Rama, sipas dpa. Një prej këtyre grupeve është mjaft i njohur dhe ka marrë pjesë më parë në sulme kundër Izraelit, Arabisë Saudite, Jordanisë, Emirateve të Bashkuara, Kuvajtit dhe Qipros.

Sipas kryeministrit Rama, sulmi kibernetik i iniciuar nga Irani nuk e arriti qëllimin e tij. Krahasuar me sulme të tjera kibernetike dëmet llogariten të vogla, dhe sistemet janë rivendosur në punë, ka theksuar kryeministri shqiptar.

Albanien Wohngegend Blloku von Tirana
Fotografi: Peter Endig/dpa-Zentralbild/dpa/picture alliance