1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëria fiton simpati, Gjermania në grup të vështirë!

Bahri Cani23 Qershor 2016

Nga Kampioanti Evropian i futbollit në Francë: Shqipëria dhe tifozeria shqiptare fitojnë simpati. Kualifikimi për në çerek finale ka sjellë mjaft surpriza dhe zhgënjime...

https://p.dw.com/p/1JBiH
Fußball UEFA EURO 2016 Fans
Fotografi: picture-alliance/dpa/Sportphoto

Përfundoi faza e parë e garave në grupe në Kampionatin Evropian të futbollit. Shqipëria ka fituar zemrat e shumë simpatizantëve në Evropë me paraqitjen e saj shumë dinjitoze. Veçanërisht tifozët shqiptarë kanë fituar simpatinë e francezëve, gjermanëve dhe shumë popujve të tjerë, me sjelljen dhe tifozërinë e tyre të mrekullueshme. Por Shqipëria nuk u kualifikua për në çerek finales dhe garat e mëtejshme do t'i shohin nga tribunat apo përmes ekraneve televizive. Ashtu siç edhe pritej, Gjermania fitoi vendin e parë në grupin e saj me Poloninë, Irlandën e Veriut dhe Ukrainën. Por Gjermaninë në rrugën deri në finalen eventuale, e presin pengesa shumë të mëdha - Sllovakia e më pas Spanja, Italia, Anglia, Franca…
Ndërsa në grupin tjetër konkurrenca është shumë më e lehtë. Në këto gara ka pasur deri tani edhe disa surpriza të mëdha të këndshme, siç ishte kualifikimi i Islandës, Irlandës dhe Hungarisë. Por ka pasur edhe zhgënjime si Suedia, Rusia, Ukraina.

Frankreich Fußball-EM Deutschland vs. Nordirland
Nga ndeshja Gjermani - Irlandë e Veriut, më 21.06.2016 në Parc des Princes, ParisFotografi: Reuters/Ch. Hartmann
UEFA EURO 2016 Albanien - Schweiz Xherdan Shaqiri
Xherdan Shaqiri në ndeshjen Shqipëri-Zvicër më 11.06.2016 në Stade Bollaert-Delelis të Lens, FrancëFotografi: Reuters/C. Recine