Shërbimet sekrete bashkëpunojnë edhe kur ka grindje politike | Gjermania | DW | 04.03.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Shërbimet sekrete bashkëpunojnë edhe kur ka grindje politike

Bundestagu gjerman të hënën do të vëndosë në se duhet të krijohet komisioni parlamentar, i cili do të hetonte akuzat e bashkëpunimit të agjentëve të shërbimit sekret BND, me forcat ushtarake amerikane në luftën e Irakut. Edhe në Amerikë është kërkuar shpjegimi i këtyre akzuave. Mirëpo, në Uashington edhe më tej po heshtet.

default

Gazeta "New York Times" ishte ajo e cila e vuri gurin në lëvizje. Korespodenti i saj nga Pentagoni, Majkl Gordon, zbuloi gjatë hulumtimeve për shkrimin e një libri mbi luftën e Irakut, një dokument sekret ushtarak, sipas së cilit agjentët e shërbimin sekret gjerman, BND i kanë dhënë informacione të rëndësishme forcave amerikane gjatë luftës në këtë vend. Më konkretisht, fjala është për një skicë të planeve irakiane të mbrojtjes së kryeqytetit Bagdad, të cilën gazeta "NeW York Times" madje edhe e ka botuar.


"Ajo që më ka befasuar është saktësia e përshkrimit në këtë raport të rolit të shërbimin sekret gjerman si dhe detajet e një bashkëpunimi të institucionalizuar. Këtu përshkruhet se si një oficer i BND për lidhje, i vendosur në Katar, i ka dhënë një nëpunësi të shërbimit sekret të forcave amerikane këto skica, si dhe roli i bashkëpuntorëve të BND në Bagdad. Nuk jam i bindur qind për qind, por ky raport më duket bukur i besueshëm", thotë gazetari Majkl Gordon.

Berlini zyrtar i ka hedhur poshtë këto pohime. Një zëdhënës qeveritar pohon se raporti është i gabuar. Mirëpo, bashkëpunimi i kohëpaskohëshëm i shërbimeve sekrete nuk përgënjeshtrohet, edhe pse qeveria e atëherëshme gjermane ka kritikuar ashpër ndërhyrjen ushtarake amerikane në Irak. Gjatë kësaj periudhe, raportet mes qeverisë gjermane dhe asaj amerikane ishin në një nivel shumë të ultë. Prandaj shumë gazeta gjermane kanë spekuluar me mundësinë që raporti i paraqitur në këtë gazetë amerikane të jetë vetëm një përpjekje për diskreditimin e ministrave socialdemokrat në qeveri, në radhë të parë të ministrit të jashtëm Frank Valter Shtajnmajer, i cili në këtë periudhë ishte mbikçyrës i shërbimeve sekrete.
Majkl Gordon thotë se ky shpjegim është pak i besueshëm.

"Me siguri që ky nuk ishte qëllimi im. Nuk ishte as qëllimi i atyre që mi kanë ofruar këto dokumente. Qëllimi nuk ishte zbulimi i aktiviteteve gjermane, por i planeve për luftën në Irak. Këtë raport e kam hasur para disa muajsh", thotë Gordon.
Për të hedhur poshtë pohimet për një teori komplotesh, gazeta "New York Times" ka botur të enjëten edhe një raport tjetër për këtë bashkëpunim. Kësaj radhe fjala është për një raport sekret gjerman dhe jo amerikan. Në këtë dokument flitet madje edhe për ekzistencën e një oficeri për lidhje, në vet shtabin e komandantit të ushtrisë amerikane, gjeneralit Tomi Frenks.

Libri i gazetarit Majkl Gordon mbi luftën në Irak, do të botohet këto ditë në SHBA. Gordon me siguri që është i interesuar për publicitet të shtuar. Mirëpo, as ky shpjegim nuk është tepër i qëndrueshëm sepse ai punon në një prej gazetave më autoritative amerikane, ku shpesh dëgjohen zëra kritik ndaj qeverisë së presidentit Xhorxh Bush.
Në opinionin amerikan me këtë temë nuk merret pothuajse askush. Madje edhe në qarqet qeveritare amerikane, të cilat zyrtarisht ende po heshtin, janë të befasuar me interesimin e zgjuar në Berlin.

"Absolutisht, e gjitha kjo mund të kuptohet dhe nuk befason aspak. Shërbimet sekrete të shteve mike vazhdojnë të bashkëpunojnë mes vete, edhe qeveritë kanë grindje politike. Në rastin e Irakut, Amerika nuk ka pasur informacione të mira sekrete. Informacionet e gabuara për armët e shkatërrimit në masë është është pasojë e faktit se amerikanët në atë kohë nuk kanë pasur në Bagdad asnjë spiun, i cili do të kishte mundësinë e marrjes së informacioneve për programin e armëve atomike në Irak", pohon Gordon.

  • Data 04.03.2006
  • Autor Daniel Sheshkevic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar1D
  • Data 04.03.2006
  • Autor Daniel Sheshkevic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar1D