1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Serbia dërgon trupa ushtarake në kufirin e Kosovës

26 Maj 2023

Serbia dërgoi sot (26.02) trupa ushtarake në kufirin e Kosovës për shkak të përleshjeve në qytetin kosovar të Zveçanit

https://p.dw.com/p/4RsE7
Përleshje në qytetin kosovar të Zveçanit
Përleshje në qytetin kosovar të Zveçanit Fotografi: Valdrin Xhemaj/REUTERS

Serbia vuri në gatishmëri të lartë ushtrinë dhe urdhëroi disa njësi që të dislokohen më afër kufirit me Kosovën pasi një grup i vogël protestuesish dhe policie u përleshën në Zveçan, një qytet me shumicë serbe në veri të Kosovës.

"Është urdhëruar një lëvizje urgjente (e trupave) në kufirin e Kosovës," tha ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç në një emision të drejtpërdrejtë televiziv. "Është e qartë se  në Kosovë po ndodh terror ndaj komunitetit serb”.

Përleshje në qytetin kosovar të Zveçanit
Përleshje në qytetin kosovar të Zveçanit Fotografi: Valdrin Xhemaj/REUTERS

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë serbët që u mblodhën para ndërtesave komunale në qytetin kosovar të Zveçanit, duke u përpjekur të pengojnë kryebashkiakun e sapozgjedhur shqiptarqë të hyjë në zyrën e tij, njoftuan agjencitë e lajmeve.

Në video të ndryshme të publikuara në internet, dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri dhe goditje-bomba dhe shihej se si u dogjën disa makina.

Pamje nga trazirat në Zveçan
Pamje nga trazirat në ZveçanFotografi: Valdrin Xhemaj/REUTERS

Gjatë përleshjeve u plagosën lehtë rreth 10 vetë, tha një punonjës i spitalit për mediat lokale.

Policia tha se nga granata trullosëse dhe sende të tjera të forta të hedhura nga protestuesit u plagosën pesë oficerë.

Agjencia e lajmeve Tanjug tha se në qendër të Zveçanit kanë mbërritur disa automjete të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

Policia e Kosovës nuk i komentoi incidentet, por vetëm konfirmoi se policët po u ndihmojnë kryetarëve të sapozgjedhur të komunave për të hyrë në objektet e tyre të punës.