Serbi: Arrestime të personave që sulmuan gazetarin | Ballkani | DW | 26.01.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Ballkani

Serbi: Arrestime të personave që sulmuan gazetarin

Edhe të shtunën, si prej dy muajsh, mijëra qytetarë serbë protestojnë kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Ndërkohë në Beograd u kryen arrestime kundër personave që kryen sulm ndaj një gazetari serb.

Gjashtë javë pas sulmit ndaj shtëpisë së gazetarit serb, Milan Jovanovic, policia serbe ka arrestuar disa persona. Mes tyre edhe kryetarin e minibashkisë Grocka në periferi të Beogradit. Këtë e bëri të ditur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Organizata „Reporterë pa kufij" dhe OSBE i përshëndetën arrestimet e policisë, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa. Në Davos para pak ditësh, presidenti serb e pranoi, se situata e medias në Serbi nuk është më e mira. Prandaj ai ka kërkuar bisedime me organizata si „Reporterë pa kufi."

Në natën e 12 dhjetorit të vitit të kaluar, u hodhën shishe me molotov në drejtim të shtëpisë së gazetarit Milan Jovanovic dhe u qëllua me armë. Gazetari nuk u lëndua, por shtëpia u dogj. Jovanovic kishte shkruar në portalin online „Ziginfo" për aferat korruptive të kryetarit të minibashkisë së Grockas.

Qytetarët në Serbi kanë dy muaj që protestojnë kundër politikës së presidentit Vuçiq. Ata e akuzojnë atë për krijimin e një klime të dhunës kundër opozitarëve në Serbi. Agjencia gjermane dpa, shkruan se media serbe të kontrolluara nga Vuçiq përdorin një gjuhë agresive e plot urrejtje kundër kritikëve të qeverisë. Shkak për fillimin e protestave u bë rrahja brutale e një politikani të opozitës në nëntor të vitit të kaluar

la/dpa