Schäuble Daçiqit: Hapja e kufijve është përvojë më e mirë se grindja për to | Gjermania | DW | 25.06.2021
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Ballkani Perëndimor

Schäuble Daçiqit: Hapja e kufijve është përvojë më e mirë se grindja për to

Në takimin e tij ndoshta të fundit në Bundestag, kryetari i Parlamentit të Gjermanisë, Wolfgang Schäuble priti kryetarin e Parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiq

Presidenti i Bundestagut Dr. Në takimin e tij me Presidentin Parlamentar Serb Ivica Dačič të Premten, 25 Qershor 2021,

Presidenti i Bundestagut Dr. Në takimin e tij me Presidentin Parlamentar Serb Ivica Dačič të Premten, 25 Qershor 2021,

Presidenti i Bundestagut gjerman, Wolfgang Schäuble, e ka porositur kryeparlamentarin e Serbisë, Ivica Daçiqin, që t'i zgjidhë konfliktet me fqinjët: 

"Perspektiva e BE-së është e rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor. Por pa zgjidhjen e konflikteve të pazgjidhura dhe pa stabilitet në Ballkanin Perëndimor Serbia nuk mund të ketë anëtarësim në BE", theksoi presidenti i Bundestagut, të premten (24.6.) në Berlin, gjatë takimit me homologun e tij serb, Ivica Daçiq, siç bëhet e ditur në një deklaratë për media të lëshuar pas takimit nga Zyra e Shtypit e Bundestagut.  Ai kujtoi se qytetarët në Evropë kanë pasur përvoja të mira kur nuk janë grindur për kufijtë,  por i kanë hapur ato, për të mirë të të gjithëve, ka thënë politikani demokristian, bën të ditur i njëjti burim. 

Intensifikim i marrëdhënieve ndërparlamentare

Wolfgang Schäuble e quajti promovimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit në Serbi si një parakusht për një perspektivë konkrete për anëtarësim në BE. Schäuble sheh një mënyrë për të mbështetur zhvillimet në Ballkanin Perëndimor në bashkëpunimin midis dy parlamenteve. Gjermania dhe partnerët e saj evropianë nuk dëshirojnë të japin leksione për të tjerët, por janë të gatshëm të japin këshilla, nëse ato mirëpriten, thuhet më tej në deklaratë. 

Kryeparlamentari gjerman i ka lënë porosi mysafirit nga Serbia, që të intensifikojë marrëdhëniet  me Bundestagun pas zgjedhjeve federale dhe kapërcimit të kufizimeve të shkaktuara nga pandemia e koronës.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e një demokracie parlamentare të fortë pluraliste. Shtetet demokratike duhet të sigurojnë që opozitës t'i jepen të gjitha të drejtat dhe që kushtet e konkurrencës në fushatën zgjedhore të bëhen të barabarta dhe të drejta për të gjitha palët, thuhet në deklaratë. 

Serbia ka aplikuar për anëtarësim në BE qysh më 22 dhjetor 2009. Më 1 Mars 2012, Këshilli i BE-së i dha Serbisë statusin e kandidatit. Progresi i dukshëm dhe i qëndrueshëm në marrëdhëniet me Kosovën është një ndër kriteret kryesore për anëtarësimin e Serbisë në BE.  

Glauk Konjufca dhe Wolfgang Schäuble, të hënën, më 21.06.21, në Berlin

Glauk Konjufca dhe Wolfgang Schäuble, të hënën, më 21.06.21, në Berlin

Gjermania është një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës.. Disa ditë para takimit me Daçiq, Presidenti i Bundestagut Schäuble priti homologun e tij kosovar Glauk Konjufca.