Reforma e pensioneve në Francë: ende i njëjti zemërim | Evropa | DW | 10.01.2020
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Evropa

Reforma e pensioneve në Francë: ende i njëjti zemërim

Platformat e trenave bosh, kutitë postare bosh, Kulla Eifel e mbyllur: në vitin e ri sindikatat franceze vazhdojnë të protestojnë me forcë të pandryshuar kundër reformës së pensioneve.

Pas pesë javësh grevash të vazhdueshme, mijëra vetë në të gjithë Francën janë mbledhur përsëri për të protestuar kundër reformës së pensioneve. Demonstruesit dolën në rrugë, ndër të tjera në Paris, Nantes, Toulouse, Bordeaux dhe Marseille.

Jo trena, më pak avionë

Në Paris pati përsëri ndërprerje masive në transportin lokal, si dhe në transportin hekurudhor kombëtar. Greva rekord në hekurudhat shtetërore franceze e ka paralizuar vendin prej 36 ditësg. Autoriteti i aviacionit civil paralajmëroi vonesa dhe anulime fluturimi për nesër

Sërish, Kulla Eifel në Paris qëndroi e mbyllur për shkak të ndërprerjes së punës në të gjitha degët e ekonomisë. Juristët, mësuesit dhe punonjësit e Postës gjithashtu e braktisin punën. Protestat kaluan në masën më të madhe në mënyrë paqësore, por në Nantes pati përleshje midis policisë dhe demonstruesve.

"Luftë e drejtë kundër një reforme të keqe"

Data e protestave të sotme ishte caktuar prej kohësh: federata sindikale CGT, e cila njihet për kursin e saj të ashpër, dhe organizata të tjera kishin bërë thirrje për greva në dhjetor, pas një takimi të parë me zyrtarë qeveritarë. Së fundi, në prag të Krishtlindjes, në rrugë kundër reformës së pensioneve dolën më shumë se 600,000, ndërsa sindikata CGT foli për tre herë më shumë pjesëmarrës.



Kryetari i CGT, Philippe Martinez në radio Evropë 1 i quajti veprimet një "luftë të drejtë" kundër reformës "së keqe". Protestat janë të drejtuara kryesisht kundër planit që francezët duhet të punojnë deri në moshën 64 vjeç, në mënyrë që të marrin pensione të plota.


Sinjale të vogla për kompromis

Kryeministri francez Edouard Philippe u tregua i gatshëm për kompromis në një pikë të martën. Ai e quajti propozimin e sindikatave të moderuara për të krijuar një konferencë për të financuar sistemin e pensioneve "një ide të mirë". Një takim tjetër është planifikuar për të premten.

Me reformën e pensioneve, qeveria dëshiron të krijojë një sistem universal pikësh dhe t'i japë fund copëzimit në më shumë se 40 skema të veçanta pensionesh. Sindikatat, ndër të tjera kanë frikë për shkurtime masive për pensionistët.