1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Protesta antimaqedonase në Greqi

Florian Schmitz
7 Qershor 2018

Mijëra vetë protestuan në Greqi kundër një kompromisi për emrin me Maqedoninë dhe kryeministrit Alexis Tsipras. Nga kjo atmosferë përfitojnë nacionalistët.

https://p.dw.com/p/2z55D
Griechenland Namensstreit mit Mazedonien Protest in Pella
Fotografi: Reuters/A. Avrimidis

Që Pela, fshati verior grek dikur ka qenë kryeqyteti i Maqedonisë antike nuk kuptohet më. Papunësia kap 30%. Por kjo nuk është arsyeja e vetme e zemërimit të banorëve të zonës me kryeministrin grek, Alexis Tsipras.

Pikërisht këtu gati një orë me automjet nga kufiri maqedonas rezistenca kundër politikës së afrimit të Athinës me Shkupin ka qenë e madhe. Ashtu si në 23 qytete edhe në Pela u protestua kundër zgjidhjes së çështjes së emrit. Një e re thotë se "gati të gjithë në fshat janë kundër emrit, pavarësisht nëse quhet Maqedoni e veriut apo jo. Maqedonia është Greqi."

Duart larg nga Maqedonia

Shoqata të interesit, edhe të mbështetur nga kisha dhe partitë opozitare organizuan autobusë nga i gjithë rajoni për protestën e së mërkurës (06.06). Në  Pella shihje edhe bluza me mbishkrimin "Maqedonia është Greqi", apo: Duart larg nga historia jonë.

Griechenland Namensstreit mit Mazedonien Protest in Pella
Fotografi: Reuters/A. Avrimidis

Për shumë vetë në Pela nuk ka rëndësi se si do të jetë emri i ardhshëm i fqinjit të tyre. Për ta ka rëndësi që të mos shfaqet askund emri Maqedoni. "Ky nuk është problemi ynë, që ata vitet e fundit kanë jetuar një gënjeshtër", ankohet një protestues në moshë të thyer.

Edhe në Shkup ka refuzim

Zemërimi i qytetarëve grekë drejtohet kundër kryeministrit, Tsipras dhe ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias. "Vetëm pak ditë durim", tha Kotzias të hënën. Para pak ditësh u duk sikur zgjidhja u arrit. Por erdhi "jo"-ja nga Shkupi. Sepse edhe aty opozita refuzon gjetjen e një kompromisi. Sidomos zgjidhja që kërkon Athina për ndryshimin e emrit me kushtetutë dhe që të ketë vlefshmëri ndërkombëtare nuk gjen miq në Maqedoni.

Griechenland Namensstreit mit Mazedonien Protest in Pella
Fotografi: Reuters/A. Avrimidis

Aktualisht shumë liderë konservatorë në Greqi po sillen të tërhequr. Kisha ka bërë të ditur se kjo është një çështje e qeverisë dhe jo e klerit. Ndërsa kreu i opozitës konservatore, Kyriakos Mitzotaqis, që nuk gjen rast të flasë kundër rivalit politik  nuk dëgjohet. Por kolegëve të partisë ai ua la ta lirë të merrnin pjesë në protestë, nëse dëshironin. Por jo të gjithë morën pjesë, shumë qëndruan në shtëpi. Edhe replikat e njohura mes politikanëve të majtë e të djathtë ishin të kufizuara.

Por në çështjen e emrit nuk ka shumë nevojë për të kritikuar politikën e qeverisë. Sepse konflikti zhvillohet në nivelin e popullit. Dhe politika e jashtme pro ballkanike e kreut të qeverisë është për shumë vetë është si t'i hedhësh benzinë zjarrit.