1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Problemet e njësisë speciale KSK me djathtistët

15 Qershor 2020

Raportimet mbi problemet e Bundeswehrit me djathtistët janë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave. Më në fund ka filluar edhe një nismë për zgjidhjen e këtij problemi.

https://p.dw.com/p/3dkOW
Deutschland Symbolbild KSK
Fotografi: picture-alliance/dpa/K. Nietfeld

Lavdërimet në llogari të njësisë speciale të Bundeswehrit (KSK) dëgjohen rrallë në opinion. Por kjo nuk do të thotë vetëvetiu diçka të keqe. Për një njësi e cila vepron në tërësi në mënyrë sekrete, më mirë është që të mos dalin shumë detaje në opinion. Por ndonjëherë dalin detaje për aksionet e KSK, si ato të vitit 2012, kur pjesëtarët e kësaj njësie kanë kapur një prej udhëheqësve të talibanëve në Afganistan. Madje edhe Omid Nouripour, nga ekologjistët, të cilët zakonisht janë shumë kritik ndaj zhvillimeve në ushtri, në bisedën me DW, asokohe gjeti fjalë falënderimi dhe lavdata për këtë njësi.

Deutschland Symbolbild KSK
Fotografi: picture-alliance/dpa/K. Nietfeld

Por njëkohësisht ai kritikoi raportin e Bundeswehrit ndaj KSK. Dhe tani prapë përfaqësuesit e Bundeswehrit, më konkretisht disa ekspertë ndër ta, e kanë shtruar pyetjen, çfarë po ndodh në KSK? Disa burime thonë se në KSK ka një oficer nga qarqet djathtiste, nga "Lëvizja identitare", e cila përjashton kulturat e tjera dhe e lartëson përkatësinë e kulturës evropiane - në radhë të parë përjashtohet kultura islame. Kjo organizatë konsiderohet si ekstreme. Ky oficer ndërkohë është suspenduar nga puna. Por ai është i njohur për deklarata ekstremiste edhe më parë.

20 raste të dyshimta

Asokohe kundër tij ka pasur një hetim, por pa sukses. Kësaj radhe ai mund të humbasë edhe vendin e punës. Bundesewehri ndërkohë është duke bërë një politikë të "tolerancës zero" ndaj rasteve të ekstremizmit. Kryetari i shërbimit sekret ushtarak (MAD) Christof Gramm flet për 20 të këtilla brenda KSK. Krahasuar me njësitë e tjera të Bundeswehrit, kjo është 20-fish më shumë.

Christof Gramm - Präsident des Militärischen Abschirmdienstes MAD
Fotografi: Imago Images/J. Schicke

Që Gjermania ka probleme me orientimin politik të njësisë speciale të saj, dëshmon edhe komandanti i vet KSK, gjenerali Markus Kreitmayr, i cili në një letër të hapur u ka bërë thirrje simpatizantëve ekstremistë që të largohen vetë nga KSK. Shkas ishte kapja e një personi, i cili kishte grumbulluar armë, mjete shpërthyese dhe gjëra të tjera. Një pjesë e këtij arsenali e ka origjinën tek Bundeswehri. Po si është e mundur që kjo të ndodhë, përgjigjen duhet ta japë hetuesia.

Problemi me elitën

Tani hetuesia duhet të dëshmojë se si kanë mundur të ndodhin gjëra të tilla. Në grupin hetues janë përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, komandanti Kreitmayr dhe e ngarkuara e Bundestagut për Bundeswehrin, Eva Högl. Ministrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer ka kërkuar të bëhen edhe ndryshimet ligjore, me të cilat parandalohet ekstremizmi i djathtë në ushtri. "Ekstremistët nuk mund të jenë pjesë e Bundeswehrit, sepse ata dëmtojnë imazhin e ushtrisë", tha Kramp-Karrenbauer.

Deutschland Leipzig Coronavirus - Bundeswehr bringt Schutzmasken
Fotografi: picture-alliance/dpa/H. Schmidt

Me dëmet që po shkaktojnë qarqet ekstremiste po merret edhe vet qeveria gjermane. Madje edhe në Bundestag është thënë se KSK si "krenaria" e ushtrisë, ka probleme me ekstremizmin. Ekstremistët në KSK duket se kanë qenë të fshehur mirë. Por kjo tani po ndryshon, sepse ka kaluar koha e injorimit të këtij problemi.

Deutsche Welle Marcel Fürstenau Kommentarbild ohne Mikrofon
Marcel Fürstenau redaktor dhe autor i DW për politikën dhe historinë bashkëkohore