Ditë zie në Francë pas atentatit kundër 'Charlie Hebdo'
7 Janar 2015Në një deklaratë drejtuar kombit të mërkurën në mbrëmje, presidenti Hollande tha se flamujt do të ngrihen në gjysmë shtizë në të gjithë vendin për tri ditë.
E enjtja do të jetë hera e pestë në 50 vitet e fundit, kur në Francë është shpallur ditë zie.
Dhjetëra mijëra parizianë, agjenci të ndryshme lajmesh flasin për deri 100.000 vetë, dolën te mërkurën pas atentatit në rrugët e Parisit. "Uniteti është "arma më e mirë" e Francës, tha Hollande
"Asgjë nuk mund të na përçajë, asgjë nuk duhet të na ndajë. Liria do të jetë gjithmonë më e fortë se barbaria", shtoi ai. Presidenti francez vlerësoi më tej veprën e "kronistëve kurajozë" të revistës satirike.
'Mesazh i lirisë'
Persona të armatosur sulmuan të mërkurën pasdite zyrat e revistës Charlie Hebdo dhe nisën të hapin zjarr.
Midis 12 të vrarëve janë katër anëtarë të stafit të Charlie Hebdo-s, duke përfshirë edhe kryeredaktorin e revistës Stephane Charbonnier dhe karikaturistin e famshëm Jean Cabut, së bashku me Georges Wolinskin dhe Bernhard Verlhacun, të njohuzr me pseudonimin Tignous. U vranë edhe dy policë.
Tweet-i i fundit i publikuar nga Charlie Hebdo ishte një pikturë që kishte objekt udhëheqësin e shtetit "Shteti islamik", Abu Bakr al-Baghdadi, të cilit i uronte shëndet të mirë.
"Përmes ndikimit të tyre dhe pavarësisë, ata i prekën francezët brez pas brezi", tha Hollande.
"Ne do të vazhdojmë ta mbrojmë këtë mesazh paqeje në emër të tyre", shtoi ai.