1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Partite aleate gati per t´u rebeluar ndaj qeverise Berisha 3

DW26 Prill 2007

Interviste me Aleksander Çipen, analist politik dhe kryeredaktor i gazetes “Albania“ per ndryshimet e fundit ne qeverine Berisha

https://p.dw.com/p/ArWD
Tirana
TiranaFotografi: DW

DW: Cili eshte mendimi juaj per dy propozimet e kryeministrit Berisha: vendin e Ministrit te Jashtem qe sapo ka dhene doreheqjen ta zere Ministri aktual i transporteve Lulzim Basha dhe vendin e ketij te fundit ish-ministri i Brendshem Sokol Olldashi, qe rikthehet keshtu ne qeveri.

Aleksander Çipa: Ndryshimet e propozuara nga Kryeministri Berisha kane qene shume te papritura sidomos ne raport me aktin procedurial te shpalljes se tyre. Rruga qe i hapet Ministrit te Transporteve per t´u bere kreu i diplomacise se Tiranes eshte pritur jo pa habi. Diskutimet perqendrohen ne perceptimin e ketij kalimi te menjehershem me teper si nje shprehje e nje konjuktuire te brendshme te kryeministrit per te fituar kohe lidhur me procedurat e rastit sesa per te marre nje vendim te menduar ne raport me aleatet dhe perfaqesues te tjere te koalicionit.

DW: Megjithate ne esence te perceptimit si nga publiku, nga politika dhe ju analistet qendron pergjigja e pyetjes: A e ka profilin e duhur Lulzim Basha per te drejtuar diplomacine e Shqiperise? Mos valle demokratet nuk e kane nxene mesimin qe i dha qeverisja e tyre e pare? Te gjitheve na kujtohet qe Minister i Jashtem ishte nje mjek apo jo?

Aleksander Çipa: Po. Rasti i Zotit Basha eshte nje reminishence e mbartur nga e shkuara. Megjithate ka nje ndryshim dhe shprese qe vjen nga ky ndryshim. Keshtu, Zoti Basha per nje periudhe te konsiderueshme kohe ka punuar ne Kosove. Dhe kjo i jep shansin te njohe rajonin, hapesiren shqiptare ne te, raportet e Koosves me faktorin nderkombetar dhe operatore te tjere veprues ne Kosove sidomos ne momentet aktuale, qe perkojne me piken kulmore te negociatave per statusin perfundimtar te saj dhe rtealizimit te projektit Ashtisari. Shkurt, nga kjo pikepamje Zoti Basha mund te shfrytezoje njohjet qe ai ka patur gjate qendrimit ne Kosove. Padyshim, ato nuk jane njohje qe e ngrene ate ne nivelin e bashkebiseduesit me perfaqesuesit e larte te diplomacise nderkombetare dhe sidomos me ata protagoniste qe tanime kane ne dore dokumentin themelor qe percakton te ardhmen e afert dhe te larget te Kosoves.

Ajo qe zoteron sot Zoti Basha eshte e paket, e pamjaftueshme ne raport me investimin qe pritet nga diplomacia shqiptare te jape ne raport me ceshtrjen me madhore qe kombi shqiptar po perjeton.

DW: Po per propozimin tjeter, ish ministrin e Brendshem Sokol Olldashi ne postin e Ministrit te Transporteve, çfare mendoni?

Aleksander Çipa: Jam skeptik lidhur me perballimin prej tij te kesaj detyre. Pse? Sepse qeveria Berisha nuk e ka fituar sfiden e realizimit te investimeve publike. Ky sektor mbetet nje nder me te kritikuarit nga media e pavarur dhe sidomos nga specialiste qe studiojne progresin ne infrastrukture, kryesisht ne ate rrugore, kane te njejtin mendim lidhur me stanjacionin apo renien e inverstimeve publike apo mosrealizimin fare te tyre.

DW: Le t´i shohim dy propozimet edhe nga nje kendveshtrimtjeter, qe nuk ka te beje me profilin adekuat ose jo te tyre per te kryer detyrat ne Ministrite perkatese. Si i shihni ju ato ne raport me partite aleate, qe bashkeqeverisin me demokratet e Berishes?

Aleksander Çipa: Nuk jane gjetjet e duhura edhe per ekuilibrat brenda maxhorances se djathte qeverisese qe po perballet me probleme te jashtezakonshme ne raportet me perberesit e saj. Nuk eshte as sekret, as e panjohur qe ky koalicion po perjeton jo vetem krize marrdheniesh mes partive aleate por ç´eshte me e rendesishme perjeton krize konceptuale dhe paqendrueshmeri brenda saj.

DW : Pyetja e fundit, zoti Çipa. Basha dhe Olldashi nuk jane fryt i ndonje tryeze dhe konsultimi me partite aleate. A ka gjasa qe ato te ngrejne ndonje furtune votash kunder ne Parlament qe edhe mund te rrezoje konfiguracionin ne potencial te Qeverise Berisha 3?

Çipa: Ne ditet e ardhshme kjo do te jete nje areye me se e mjaftueshme per nje debat ne rradhet e aleateve ne qeverisje. Nuk perjashtohet edhe mundesia e nje shtimi te konfliktit ne skene politike ne pergjithesi dhe ne raportet brnda vete maxhorances. Propzimet e Berishe per ndryshimet e tasnishme ne qeveri jane nje sfide qe ende nuk dihet nese do te fitohet ose jo prej tij. Ajo qe parashikoj eshte nje seance debatesh ne Parlament dhe per pasoje eedhe nje mundesi te re qe i jepet maxhorances per te verifikuar votat pro dhe kunder brenda saj.