1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Parisi ndalon skuterët elektrikë

8 Prill 2023

Parisianët votuan me një shumicë të madhe kundër skuterëve elektrikë.

https://p.dw.com/p/4PpTH
Parisi ndalon skuterët elektrikë
Parisi ndalon skuterët elektrikëFotografi: Sarah Meyssonnier/REUTERS

Shumë shpejt nuk do të jetë më e mundur të marrësh me qira skuterë elektrikë në Paris. "Nga 1 shtatori, nuk do të ketë më skuterë elektrikë në Paris. Kjo është një fitore për demokracinë lokale," tha kryebashkiakja Anne Hidalgo.

Shumica e parisianët kundër skuterëve elektrikë.
Shumica e parisianët kundër skuterëve elektrikë.Fotografi: Horst Ossinger/picture alliance

Parisianët votuan me një shumicë të madhe për ndalimin e marrjes me qira të skuterëve elektrikë në qytet. Në një sondazh të qytetarëve 89% ishin në favor të heqjes së skuterëve me qira.

Parisi ndalon skuterët elektrikë
Parisi ndalon skuterët elektrikëFotografi: Joly Victor/abaca/picture alliance

Megjithatë, vetëm 7.46% e rreth 1.3 milionë banorëve të regjistruar morën pjesë në votim. Pavarësisht kësaj, Parisi e konsideron rezultatin e sondazhit të qytetarëve si të detyrueshëm.