1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Papa lufton me vdekjen

1 Prill 2005

Papa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Zëdhënësi i Vatikanit, Joaquim Navaro Vals ka konfirmuar se gjendja shëndetësore e papës është definitivisht kritike, por ka shtuar se ai nuk është në gjendje kome

https://p.dw.com/p/ArPw


"Ne vetëm mund të lutemi". Ministri italian i bujqësisë Xhovani Alemano ju përket mijërave besimtarëve që janë mbledhur të luten për shëndetin e papës në sheshin e Shën Pjetrit. Shumë vënë kurora lulesh dhe gjunjëzohen për tu lutur. Alemano thotë: "Ne jemi të gjithë të tronditur". Shumë vetë që dëgjuan lajmet në radio për gjendjen e rëndë shëndetësore të papës u nisën menjëherë drejt Vatikanit. Policia pret me mijëra besimtarë që të mbërrijnë drejt sheshit të Shën Pjetrit. Për këtë arsye ajo ka bërë të ditur se turmat e pritura të njerëzve do të priten në aeroporte dhe stacione, në mnëyrë që të mos ketë ngarkesë në Vatikan. Ditën e sotme dhe fotografët e gazetarët u mbajtën larg sheshit të Shën Pjetrit me qëllim që ai t'u përkasë tërësisht besimtarëve. Uniformat e Gardës zvicerane kanë qëndruar në hyrje të portës me kolona. Tradicionalisht sheshi bllokohet kur vdes një papë. Edhe partitë italiane kanë shtyrë disa mitingje të parashikuara për ditën e dielë dhe të hënë. Për këtë ranë dakord kryeministri italian Silvio Berluskoni edhe kryetari i opozitës, Romano Prodi. Besluskoni hoqi nga axhenda e punës të gjitha vizitat e parashikuara për ditën e premte.