Përfundon më herët se pritej samiti i BE | Evropa | DW | 25.06.2021
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Evropa

Përfundon më herët se pritej samiti i BE

Vendet e ndryshme do të marrin marrin masa të ndryshme për t'u mbrojtur nga Corona. Gjermania dhe Franca nuk patën sukses me propozimin për një samit me Putinin

Samiti dyditor i krerëve të shteteve dhe qeverive të BE përfundoi papritur në mesditë. Nuk pati përparim në çështjen se si do të veprojnë shtetet anëtare në të ardhmen ndaj varianteve të reja të Coronas. Kjo do të thotë që hë për hë çdo vend do të vazhdojë të vendosë kufizime të ndryshme të udhëtimit.

Nga ana tjetër, ka një marrëveshje për mënyrën si do të veprohet me Rusinë: krerët e shteteve dhe qeverive vendosën që në të ardhmen të reagojnë shumë më ashpër ndaj shkeljeve të ligjeve nga Kremlini. Ata do të hartojnë një plan për sanksione, që në rast nevoje do të hyjnë shpejt në fuqi. Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk arriti t'i bindë pjesëmarrësit për planin e saj për të zhvilluar sërish bisedime të drejtpërdrejta me Presidentin rus, Vladimir Putin.

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz dhe Mario i Italisë Draghi tha se ata mbështesnin propozimin gjermano-francez. Por në veçanti vendet e Evropës Lindore, të cilat ndihen të kërcënuara nga Rusia, ishin kundër kësaj. Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins tha se BE rrezikonte ta shpërblente Rusinë me një samit edhe pse diplomacia ka dështuar për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainën lindore, ku separatistët mbështeten nga Rusia.

Propozimi për takim me Putinin u paraqit në samit së bashku nga Gjermania dhe Franca. Presidenti francez, Emmanuel Macron tha pas takimit "Nuk kishte konsensus për një samit të shpejtë. Nuk është tragjedi sipas mendimit tim"." Më e rëndësishmja është të mbetemi të bashkuar. Ndarjet na dobësojnë ”, tha Macroni në një konferencë shtypi.

Ai shtoi se udhëheqësit e tjerë të BE nuk kishin shprehur të njëjtat kundërshtime kur Presidenti SHBA Joe Biden u takua me Putinin. "Ne pamë Presidentin Biden duke u takuar me Presidentin Putin disa javë më parë. U thashë miqve të mi në tryezë: ai nuk e kërkoi mendimin tuaj. Ju i shihni që takohen së bashku dhe kjo nuk është tronditëse për ju. Ne jemi të çuditshmit ", tha Macroni.

Takimet e nivelit të lartë të BE me Rusinë përfunduan pasi Moska aneksoi Gadishullin e Krimesë nga Ukraina në mars 2014 dhe Perëndimi vendosi sanksione. 

aud (br, rtre)