1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Orban fitues i zgjedhjeve në Hungari

dpa/afp7 Prill 2014

Orbán dhe shumica e tij qeveritare e kanë riorganizuar në mënyrë radikale Hungarinë në katër vitet e fundit dhe fitorja e tij pritej.

https://p.dw.com/p/1BcxB
Fotografi: Reuters

Viktor Orban fitoi sërish zgjedhjet parlamentare në Hungari. Kryeministri hungarez tha se zgjedhjet ishin të lira dhe se ai mund të thotë me siguri absolute se i ka fituar ato.

Gordon Bajnai i lidhjes opozitare të majtë e pranoi humbjen në zgjedhje duke e quajtur këtë humbje si shkatërruese dhe rezultatin e zgjedhjeve si një zhgënjim për të gjthë ata që donin ndryshimin e qeverisë.

Sipas përllogaritjeve të bëra pas numrimit të 89% të votave partia Fidesz fitoi 44,8% të votave, kurse Lidhja e Majtë 25,5%. Partia ekstremiste e djathtë Jobbik mund të llogarisë me rreth 21% të votave.

Ungarn Parlamentswahlen Fidesz Anhänger
Fotografi: Reuters

Arkitektura e pushtetit të Orbanit

Gazetari dhe eksperti i politikës së jashtme Attila Ara-Kovács përmend disa arsye për fitoren në zgjedhjeve nga Orbán dhe aleanca e tij Fidesz-KDNP, fitore e cila edhe pritej. "Me të ashtuquajturën luftën për liri e cila drejtohet kundër Evropës dhe BE-së dhe agjitacionin e tij nacionalist kundër vendeve fqinje, Orbán është duke mbajtur pasuesit e tij në një gjendje të mobilizimit të përhershëm", thotë Ara-Kovács. Një pjesë tjetër e popullsisë për shkak të globalizimit ka frikë të madhe ekzistenciale dhe Orbán u premton atyre siguri. "Në fund, një pjesë tjetër e shoqërisë jeton në frikë me plotë të drejtë nga Orbán dhe sistemi i tij, si për shembull të punësuarit në sektorin në publik dhe shërbimin civil të cilët janë të frikësuar për humbjen e vendeve të tyre të punës apo sipërmarrësit që kanë frikë se nuk do të marrin më punë nga shteti."

Në të vërtetë, Orbán dhe shumica e tij qeveritare kanë riorganizuar në mënyrë radikale Hungarinë në katër vitet e fundit. Në aparatin shtetëror, shërbimin civil dhe mediat publike është kryer një ndryshim i plotë i elitave. Përmes qindra ligjeve dhe rregulloreve Orbán siguroi për vete pushtetin afatgjatë.

Ungarn Wahlen Fidesz Anhänger
Fotografi: AP

Ndër të tjera u miratua një reformë për zgjedhjet parlamentare e cila është përshtatur për Orbánin dhe aleancën e tij Fidesz-KDNP. Reforma ka forcuar dukshëm parimin e shumicës, përveç kësaj kanë pësuar ndryshime zonat elektorale - në fortifikatat e Fidesz-it mjafton një numër i vogël i votave për fitimin e mandatit ndërsa në zonat zgjedhore të krahut të majtë nevojiten më shumë. "Fidesz ka projektuar në atë mënyrë ligjin e ri zgjedhor që me një shumicë relative të votave të sigurojë një shumicë absolute në parlament", thotë Robert László nga Instituti Kapital Politik në Budapest.

Dhe Orbán-it nuk është ndalur vetëm tek ndryshimi i ligjeve të tilla. Drejtimi i shumë autoriteteve dhe institucioneve të rëndësishme është zënë gjatë viteve të kaluara nga stafi besnik i partisë Fidesz.