1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një sfidant i vështirë - kandidati socialdemokrat për kancelar Steinbrück

Volker Wagener30 Shtator 2012

Lufta për drejtimin politik të vendit ka nisur më parë nga ç'mendohej. Ministri i Financave në koalicionin e mëparshëm të Merkelit do të jetë kundërshtari i saj më i rrezikshëm.

https://p.dw.com/p/16Hd0
FILE - The Sept. 21, 2009 file photo shows German Chancellor Angela Merkel, right, and then German Finance Minister Peer Steinbrueck, left, briefing the media after a meeting with the German Government's task force for finance architecture at the chancellery in Berlin. Germany's main opposition party appears set to choose former Finance Minister Peer Steinbrueck, who helped pilot the country through the 2008-9 financial crisis, as Chancellor Angela Merkel's challenger in next year's election. Several German media outlets reported Friday, Sept. 28, 2012 the center-left Social Democrats have decided to nominate the 65-year-old Steinbrueck. (Foto:Gero Breloer/AP/dapd)
Steinbrück dhe MerkelFotografi: dapd

Vetëm momenti ishte befasues. Frank-Walter Steinmeier, kreu i grupit parlamentar, nuk donte, kryetari i partisë Sigmar Gabriel nuk mundte. Kreu i SPD vuan nga privimi kronik i simpatisë prej pjesëve të ndryshme të popullsisë. Kështu u përgatit terreni për njeriun, i cili është aktualisht vetëm deputet i thjeshtë: Peer Steinbrück, një mjeshtër i retorikës, sulmues, një ekspert i politikave ekonomike dhe financiare. Njeriu për krizën, si të thuash. Kështu Angela Merkel ka tani rivalin më të rrezikshëm. Fushata do të jetë e gjatë dhe premton të mos jetë e mërzitshme.

Jo gjithmonë diplomat

Steinbrück e ka ngritur imazhin e tij nga "Peer kush?" në "Peer-i di më shumë". Gjermanoveriori me gjuhën e mprehtë është një politikan jo tipik. Ai vjen nga administrata dhe ka mbajtur për vite të tëra poste drejtuese. Toni i tij komandues ka shkaktuar shpesh shqetësim në SPD me prirje kolegjiale. Kritikët brenda partisë së tij frikësohen nga një përsëritje e politikës "basta të Shrëderit". Atij i mungon era e stallës së shokëve të partisë, ai nuk është dikush, që kërkon patjetër mesin e ngrohtë të partisë. Steinbrück flet qartë, ndonjëherë provokues, dhe rrallë me diplomaci. Të majtët e partisë së tij ai i ka cilësuar një herë si qaramanë. Ndryshe nga politikanët e tjerë ai thotë atë, që mendon. Për shumë në partinë me traditë gati 150 vjeçare Steinbrück është shumë i ngritur, shumë qytetar shumë intelektual. Por ai është i respektuar, jo patjetër nga majta. Ata e konsiderojnë atë si një liberal, që orientohet shumë nga tregu.

Volker Wagener
Volker WagenerFotografi: DW

Në fakt Steinbrück duhet të bëjë dy fushata zgjedhore. Së pari është partia e tij, që duhet të fitohet nga kandidati. Votimi i kongresit të partisë nuk është bërë ende. Në përqindjen që do t'i jepet shihet, se sa seriozisht e kanë shokët, me Steinbrückun në krye kundër Merkelit. Një tipar i veçantë i kandidaturës së Steinbrück-ut qëndron në faktin se njeriu i trojkës (Gabriel, Steinmeier, Steinbrück) tani do të bëjë fushatë së bashku me kryetarin e partisë dhe kryetarin e grupit parlamentar. I vetmuari Steinbrück duhet të provojë vetën si lojtar ekipi. Ai duhet të balancojë midis përkrahësve të axhendës dhe të majtëve, nëse dëshiron të bëjë për vete shtresat e elektoratit të SPD-së.

Dallime në stil

Në çështjen kryesore të fushatës zgjedhore - krizën e euros - ka vetëm dallime të vogla në mes Merkelit dhe Steinbrückut. Të dy janë të përgatitur për menaxhimin e krizave, madje Steinbrück mund të korrte edhe duartrokitje dhe vota nga kampi konservator. Pyetja do të jetë, se si do të paraqitet tema e madhe në aktivitetet e fushatës. Steinbrück, që ka punuar si shef administrate, ka pak përvojë në fushatën e rrugës. Ai do të duket shpesh indiferent, i ftohtë, madje edhe arrogant në shtrëngimin e duarve në sheshe. Momenti i tij është, kur qëndron para mikrofonit. Ai mund të debatojë, të argëtojë publikun, madje t'i bëjë për të qeshur. Këto nuk janë patjetër anët e forta të kancelares.

Dallimin në fund do ta bëjë stili. Merkel me mënyrën e saj të rezervuar prej gruaje shteti arrin akoma mesin e shoqërisë. Steinbrück mund të bëjë pikë edhe në kampin e Merkelit me kompetencën e tij profesionale. Sidomos kur diferencat politike midis të dyve janë margjinale. Sikur ai pas një viti ta rrezikojë seriozisht kancelaren në kutitë e votimit, ngrihet çështja e koalicionit. SPD ka vendosur tashmë dhe do të hyjë në aleancë me të Gjelbrit. Me këtë partner Steinbrück si kryeministër në Nordrhein-Westfalen ka kërkuar gjithmonë sherr. E panjohura më e madhe quhet megjithatë konjunkturë. Nëse ajo, siç është parashikuar, dobësohet, shkon në favor të Steinbrückut, sepse koalicioni zi-verdhë prej kohësh grindet më shumë me vetveten, sesa me kundërshtarin politik. Sido që të jetë, para nesh ndodhet një fushatë e gjatë dhe interesante. Por korrigjim të kursit politik nuk do të ketë brenda vitit. Programet janë të ngjashme, por kontrahentët shumë të ndryshëm.