Ngërçi i SHBA - Muri me Meksikën apo buxheti? | Bota | DW | 05.01.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

Ngërçi i SHBA - Muri me Meksikën apo buxheti?

Fundjavë vendimtare për grindjen e ashpër buxhetore në SHBA. Trump ka kërcënuar me pezullimin e veprimeve të administratës qeverisëse për disa muaj apo vite. Besoj, se kjo nuk ndodh, por jam i përgatitur, tha Trump.

Këtë fundjavë negociohet sërish për buxhetin e qeverisë amerikane, pas një grindjeje që zgjat prej disa javësh. Mesnatën e së shtunës mbaroi edhe java e dytë,  ku një pjesë e qeverisë amerikane është paralizuar. Në një takim të premten të presidentit Trump me përfaqësues të republikanëve dhe demokratëve në opozitë nuk u shënua asnjë progres. Të shtunën negociohet sërish. Në qendër të debatit për buxhetin qëndron kërkesa e Trumpit për fonde për ngritjen e një muri kufitar me Meksikën. Donald Trump kërkon 5,6 miliardë dollarë për ngritjen e murit kufitar, ndërsa demokratët e refuzojnë këtë kategorikisht.

Punë pa rrogë

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar me pezullimin e veprimeve të administratës qeverisëse për disa muaj apo vite. Besoj, se kjo nuk ndodh, por jam i përgatitur, tha Trump. Duke pasur parasysh bisedimet në fundjavë, presidenti amerikan tha, se „mund ta zgjidhim këtë shpejt" dhe se një ujdi është e mundur që në fillim të javës së ardhshme. Nga ana tjetër Trump kërcënoi, se në rast nevoje do ta ngrejë murin edhe pa miratimin e kongresit, nëse shpall „gjendjen e jashtëzakonshme për sigurinë në vendin tonë". Trump tha se „këtë mund të bëj, nëse dua."

Pak para krishtlindjeve hyri në fuqi bllokada buxhetore për disa ministri, sepse nuk u miratua në kohë një ligj buxhetor për këto ministri. Mes tyre bën pjesë Ministria e Mbrojtjes së Vendlindjes, që kujdeset për ruajtjen e kufijve. Qindra mijëra nëpunës qeveritarë u dërguan në pushim të detyruar ose duhet të punojnë fillimisht pa marrë rrogën.

 

la/(dpa, afp)