Ne rradhe te pare Zvicra | Evropa | DW | 06.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ne rradhe te pare Zvicra

Megjithe aprovimin e marreveshjes se Shengenit, zviceranet nuk jane perkrahes te BE-se

Kufiri zviceran

Kufiri zviceran

Cfare ka ndodhur me zviceranet? BE merr dy shuplaka te medha ne France dhe Hollande, e gjithe ndertesa duket se po rrezohet dhe ketu pikerisht zviceranet i thote po nje marreveshjeje te BE? A jane bere papritur perkrahes te BE? A po hyjne tani ne rrugen e BE-se?
Pergjigja eshte krejt e qarte: Jo. Zviceranet jane gjithnje kritike ndaj BE-se, hyrja ne BE eshte aq e larget sa kurre me pare. Kjo duket ne faktin, se sa me frike i largohen perkrahesit e marreveshjes se Shengenit pohimit qe do te kishte lene te hapur dyshimin e permes Shengenit mund te shkojme me tuje ne Bruksel.

Ne politiken zvicerane nuk ka asnjeri, qe lufton hapur dhe pa turp per pranimin ne BE. Shume e madhe eshte frika, qe zgjedhesit do t´i terheqe partia e djathte konservatore popullore zvicerane, e cila ne temen BE ka prej kohesh kompentencen. Ajo perfiton nga rritja e pasigurise tek shume qytetare, qe per shkak te globalizimit dhe te zgjerimit gjithnje e me te madh te BE-se do te mbetet me mire ne vete.
Aprovimi i Shengenit dhe Dublinit nuk eshte pranim i BE-se, por nje vendim krejt pragmatik per me shume mobilitet dhe siguri. (Dikush nuk e ka harruar, se sa shpejt u mbyll Zvicra, kur mbrojtja gjermane e kufirit ? dhe zviceranet duhet te degjonin, se krijonin kufirin e jashtem te Shengenit. Kjo u shkaktoi dhimbje.)

Po-ja per Shengenin dhe Dublinin eshte pervec kesaj nje "po" per statuskuone, ne te cilen Zvicra i ka rregulluar shume mire raportet me BE-ne nen moton "Marreveshje bilaterale". Kjo rruge vjen pas vetedijesimit se Zvicra me fqinjet evropiane eshte e lidhur ne menyra te ndryshme dhe se shume ceshtje duhen rregulluar. Kjo behet permes marreveshjeve bilaterale. Ajo eshte distanca e percaktuar me BE, si te thuash nje Evrope a la carte.
Ndersa francezet, apo hollandezet e kishin te gjithe menyne ne tryeze dhe e kthyen perseri ne kuzhine, zviceranet marrin nga menyja delikatesat qe u pelqejne. Kjo funksionon per aq kohe, sa marreveshjet bilaterale i zgjidhin problemet ne menyre te kenaqshme dhe te dyja palet shohin aty nje situate Win-Win. Dhe funksionon edhe per arsye, se Zvicra eshte nje vend i vogel.
Por per sa kohe kjo do te funksionoje do te deshmohet ne shtator, sepse atehere zviceranet do te vendosin per lirine e personave edhe per vendet e reja te BE-se, dmth ne se do te lejojne qe nje polak, leton apo hungarez te hyje ne tregun e punes, sic lejohet me kontrate biletarale nje gjerman, francez apo italian. Por kjo ceshtje eshte shume e diskutueshme. Eshte shume e mundshme, qe zviceranet te mbrojne klishene e tyre jo-ne.
Por qofte po, apo jo. Fjala eshte perhere per Zvicren. Kjo eshte fare legjitime. Evropianet duhet te kerkojne te tjera paterica, per te ngritur vetebesimin e demtuar te tyre.

  • Data 06.06.2005
  • Autor Joachim Schubert- Ankenbauer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEB
  • Data 06.06.2005
  • Autor Joachim Schubert- Ankenbauer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEB