1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndërroi jetë ish-presidenti gjerman, Johanes Rau

Heinz Dylong27 Janar 2006

Ish presidenti gjerman Johanes Rau vdiq sot në orën 8:30, siç bën të ditur zyra e tij. 75 vjeçari ndërroi jetë pas një sëmundjeje të gjatë

https://p.dw.com/p/AqgG
Johanes Rau
Johanes RauFotografi: AP

Zgjedhja si presidenti i Gjermanisë ishte kulmi i një kariere politike, të cilën Johanes Rau, i lindur në Vupertal e filloi në vitet 50-të. Që gjatë kohës kur ai punonte si shitës librarie, Rau ishte angazhuar politikisht. Prej vitit 1957, Johanes Rau filloi të aktivizohej në partinë socialdemokrate, ku një vit më vonë ai arriti të zgjidhej edhe deputet në landin e Vestfalisë. Në vitin 1977 pasi Johanes Rau u zgjodh edhe drejtues i partisë socialdemokrate për Nordrhein Vestfalen, ai u ngjit në postin e kryeministrit të landit. Fakti që socialdemokratët fituan tre mandate radhazi në zgjedhjet e landit të Vestfalisë, i detyrohet edhe popollaritetit të Johanes Rau.

Në vitin 1999 Johanes Rau kandidoi për postin e presidentit dhe arriti në raudin e dytë të zgjidhej president i Republikës federale gjermane: "Nuk është vetëm detyra ime por edhe angazhimi im personal që me marrjen e postit të presidentit të Gjermanisë të bëhem presidenti i të gjithë gjermanëve dhe personi i duhur për të gjithë ata njerëz që jetojnë dhe punojnë në vendin tonë pa pashaportë gjermane."

Gjermanët ishin të lumtur me presidentin e tyre. Por në fillim populli gjerman e konsideronte Johanes Raun si një politikan që e kishte përfunduar karrierën politike. Kur në shkurt të vitit 2000, Rau foli si presidenti i parë në historinë gjermane përpara parlamentit izraelit në gjuhën gjermane, populli gjerman u mallëngjye: "Unë përulem përpara popullit të Izraelit me nderimin më të thellë për të vrarët që nuk mundën të varrosen dhe u kërkoj falje. Kërkoj falje për atë që kanë bërë gjermanët."

Kujtimi i viktimave të sistemit nazist dhe ngrohja e marrëdhënieve mes Gjermanisë dhe Izraelit ishin tema të rëndësishme për Raun. Përveç kësaj Rau theksonte gjithmonë, se bashkëjetesa paqësore mes gjermanëve dhe migrantëve është tepër e rëndësishme. Në vitin 2004 ai kritikoi gjatë një fjalimi përpara budestagut gjerman politikanët gjermanë dhe elitat gjermane: "Nuk njoh asnjë vend tjetër ku kaq shumë politikanë me detyrë të rëndësishme punojnë më qëllim kaq keq dhe në mënyre jokonstruktive për vendin e tyre si këtu në Gjermani."

Pak kohë më pas përfundoi edhe mandati i tij si presidenti i Republikës federale gjermane. Ai nuk e pranoi rikandidimin për postin presidencial.

Johanes Rau ishte presidenti më politik që ka pasur ndojëherë Gjermania. Ai interesohej për të drejtat e njeriut në Kinë, u shpreh skeptik për antarësimin e Turqisë në BE dhe u shpreh kundër ndalimit të mbajtjes së shamisë së kopkës në shkollat gjermane. Rau edhe në pozicionin më të lartë ndjehej në detyrën e atij që paralajmëron, veçanërisht sa i përket bashkëjetesës së njerëzve në Gjermani.

Johanes Rau ishte i martuar që prej vitit 1982, me mbesën e Gustav Heinemann, i cili ka qenë gjithashtu president i Gjermanisë.