1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenti i Italisë Napolitano viziton Gjermaninë

dpa / Elert Ajazaj27 Shkurt 2013

Rezultati i zgjedhjeve parlamentare italiane e bën mjaft të vështirë ngritjen e qeverisë së re. Gjermania shprehet në favor të formimit sa më të shpejtë të qeverisë në Romë.

https://p.dw.com/p/17mZ9
Der deutsche Bundespräsident Joachim Gauck (r) empfängt am 26.02.2013 auf dem Flughafen in München (Bayern) den italienischen Präsidenten Giorgio Napolitano (l) mit militärischen Ehren zum Auftakt seines Deutschlandbesuches. Foto: Peter Kneffel/dpa +++(c) dpa - Bildfunk+++
Giorgio Napolitano zu Besuch in DeutschlandFotografi: picture-alliance/dpa

Presidenti italian Giorgio Napolitano shprehu bindjen në hapje të vizitës së tij disaditore në Gjermani se formimi i qeverisë do të arrihet në interes të së mirë së përbashkët. Sapo mbërriti në Mynih Napolitano tha se do të arrihet që situata e vështirë të kapërcehet, dhe se formimi i qeverisë do të kurorëzohet nga suksesi. Pas rezultatit të ngushtë të zgjedhjeve në Itali kandidati udhëheqës i aleancës së qendrës së majtë, Pier Luigi Bersani, po përgatitet për detyrën e formimit të qeverisë së re. Për këtë rast Bersani do t'i drejtohet parlamentit me një paketë prej 5-6 propozimesh dhe do të kërkojë votëbesimin, deklaroi një deputet i Partisë Demokratike. Sipas tij, për Bersanin kanë prioritet reformimi i ligjit zgjedhor dhe ulja e numrit të deputetëve. Detyrën për formimin e qeverisë së re duhet ta japë presidenti Giorgio Napolitano.

Der italienische Präsident Giorgio Napolitano spricht am 26.02.2013 in der Oper in München (Bayern). In der Oper steht ein Festkonzert zum 200. Geburtstag des italienischen Komponisten Giuseppe Verdi auf dem Programm. Napolitano hält sich zu einem dreitägigen Besuch in Deutschland auf. Foto: Frank Leonhardt/dpa
Giorgio Napolitano në MynihFotografi: picture-alliance/dpa

Reagimet gjermane ndaj rezultatit të zgjedhjeve në Itali

Komisari i BE-së Günther Oettinger po përpiqet të ushtrojë ndikim për formimin sa më shpejt të qeverisë në Itali. Vetëm atëherë do të qetësohej edhe gjendja në tregjet financiare, tha Oettinger në gazetën "Handelsblatt". Roma e ka garantuar BE-në se do të vazhdojë ta ulë deficitin buxhetor, tha Oettinger. Ky premtim vlen edhe për qeverinë e re vijon ai. Edhe ministri gjerman i financave Wolfgang Schäuble u bëri thirrje mbrëmë politikanëve në Itali që të mos i shmangen përgjegjësisë për vendin dhe Evropën. Zëdhënësi për politikë të jashtme i fraksionit CDU/CSU, Philipp Mißfelder, paralajmëroi pavarësisht patit politik prej zgjedhjeve të reja në vend. Një hap i tillë është shumë i rrezikshëm dhe mund të shpjerë në një stanjacion të gjatë, i cili kushton para dhe kohë, tha ai në gazetën "Saarbrücker Zeitung".