1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel telefonon me Obaman për Sirinë

12 Prill 2012

Armëpushimi sipas planit të paqes së Annanit duhej të kishte filluar në Siri. Obama dhe Merkeli bisedojnë në telefon skeptikë e të shqetësuar për situatën. Ndërsa Koffi Annan vetë është optimist.

https://p.dw.com/p/14c9k
Fotografi: AP

Presidenti amerikan Barack Obama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel i kanë bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të veprojë me vendosmëri në krizën e Sirisë. Në një bisedë telefonike të dy politikanët kanë shprehur shqetësimin nëse udhëheqja siriane do t`i përmbahet apo jo planit të Annanit për ndalimin e dhunës. Në të kaluarën ajo i ka shkelur shpesh premtimet.   

Edhe ministrja e Jashtme amerikane Hillary Clinton u shpreh skeptike  lidhur me zbatimin e  planit të Anannit për armëpushim. Në takimin e G-8 ajo tha: "Ne jemi të alarmuar për dhunën e vazhdueshme  në Siri dhe  jemi të shqetësuar për shkak të problemeve  me të cilat po përballet  i dërguari sepcial Kofi Annan në përpjekjet e tij për ti dhënë fund dhunës". 

Në foto, Hillary Clinton
Në foto, Hillary ClintonFotografi: picture alliance/dpa

Megjithatë Kofi Annan ka bërë thirrje për durim dhe ka kërkuar përkrahje nga shtetet me ndikim në Siri. Annani beson se do të vendoset armëpushimi, ndihmat humanitare do të depërtojnë në zonat e trazuara dhe tek njerëzit në nevojë, do të lirohen rë burgosurit dhe do të ketë një zgjidhje politike afatgjatë në Siri. "Do të ishte pak shpejt për të folur për dështim. Plani jeton", thotë Annan.

Në foto, Kofi Annan
Në foto, Kofi AnnanFotografi: dapd

"Të gjitha rastet e vrasjeve dhe të ushtrimit të dhunës duhet të ndërpriten,  të ketë ndihma të menjëhershme humanitare, të arrihet një zgjidhje politike me të gjitha partitë në tryezën e bisedimeve". Këto parashikon Kofi Annan, i dërguari special i Kombeve të Bashkuara në planin e tij të paqes për Sirinë. Por deri tani ky plan ende nuk po vihet në jetë.

Afati kohor për zbatimin e armëpushimit në Siri sipas planit të kërkuar nga Annani ka skaduar. Prej orës 6 të mëngjesit sipas orës lokale të ditës së enjet (12.04), duhet të ishin ndërprerë luftimet. Sipas raportimeve të para duket  se trupat e presidentit Baschar al Assad dhe opozitarët i janë përmbajtur armëpushimit. Qeveria premtoi ditën e mërkurë pezullimin e operacioneve të saj ushtarake por në rast të ndonjë sulmi do të reagojë hapur.

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle  dëshiron t'u japë përpjekjeve për paqe në Siri një shans. Para fillimit të takimit të ministrave të jashtëm të G-8 në Uashington, ai paralajmëroi për atë që plani i paqes së të dërguarit të posaçëm të OKB Kofi Annan para se të dështojë duhet t'i jepet një shans. "Sigurisht që nuk do të pranojmë nëse regjimi i Assadit thjesht luan vetëm me  kohën pa vepruar në mënyrë konkrete dhe realisht, por është e rëndësishme që edhe për këto orë të fundit dhe është po ashtu  e drejtë që të favorizojmë një zgjidhje politike", tha Westerwelle të mërkurën(11.04).

Në foto, Guido Westerwelle
Në foto, Guido WesterwelleFotografi: dapd

Autor: dpa/dw/ Mimoza Cika Kelmendi

Redaktoi: Auron Dodi