1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel: Temp pune-Partnerët presin pozicionimin e Gjermanisë

5 Mars 2018

Në mesin e marsit pritet betimi i qeverisë së re gjermane. Angela Merkel kërkon të fillohet pastaj shpejt nga puna. Merkel e presin shumë kantiere pune si në Gjermani ashtu edhe në Europë.

https://p.dw.com/p/2tiT1
Angela Merkel CDU
Fotografi: Reuters/H. Hanschke

Pas votës pozitive të socialdemokratëve për marrëveshjen e koalicionit mes CDU/CSU tani Gjermania mund të krijojë qeverinë e re. Të hënën presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier i propozoi Bundestagut rizgjedhjen e Angela Merkelit si kancelare. Në këtë post zgjidhet kush merr shumicën parlamentare. Pas votës pro të socialdemokratëve, zgjedhja e Merkelit konsiderohet e sigurtë.

Vetë kancelarja gjermane u shpreh të hënën, para CDU-së në Berlin, se pas kësaj duhet të fillohet shpejt me punën e qeverisjes. Sepse partnerët europianë dhe ata ndërkombëtarë presin prej javësh një pozicionim të qartë të qeverisë gjermane. Rifitimi i plotë i aftësisë qeverisëse të Gjermanisë mund të jetë vendimtar, tani pas zgjedhjeve në Itali dhe shenjave për një luftë tregtare mes BE dhe SHBA. "Gati gjashtë muaj pas ditës së zgjedhjeve njerëzit kanë të drejtën e tyre që tani të lëvizë diçka, sidomos të zbatohen ato që kemi si detyrë përpara", duke iu referuar edhe çështjeve që presin në Europë.

Më shumë udhëtime jashtë

Pritet sërish një një valë udhëtimesh jashtë. Merkel u tregua mjaft e përmbajtur në javët e krijimit të qeverisë me udhëtimet e saj jashtë vendit. Rëndësi të veçantë merr këtu edhe samiti i BE më 22 e 23 mars, Në fund të marsit do të duhet të flitet serizosht për reformat në eurozonë, kur si Merkel ashtu edhe presidenti francez, Emmanule Macron kanë folur për një afat të ngushtë kohor deri në zgjedhjet europiane në vitin 2019. Pas telefonatës me Macron të dielën, Merkel u shpreh se "Franca dhe Gjermania do të punojnë së bashku në javët e ardhshme për iniciativa të reja për të çuar përpara projektin europian."