1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Me shume para per ilaçe dhe profilaksi

Martin Winkelheide19 Gusht 2006

Edhe pa deklarate perfundimtare "mesazhi i Torontos" eshte i qarte

https://p.dw.com/p/ArKb
Konferenca e sides ne Toronto, Bill Gates dhe Bill Klinton
Konferenca e sides ne Toronto, Bill Gates dhe Bill KlintonFotografi: AP

Në konferencën e 16 botërore të sidës në Toronto të Kanadasë ekspertet kanë kërkuar që të shtohet ndihma për të prekurit nga sida. Rreth 20 000 shkencëtarë, mjekë, politikanë dhe përfaqësues të organizatave humanitare kanë diskutuar për masat për luftimin e ksaj sëmundjeje vdekjeprurëse. Sida është kriza më e madhe në shëndetësi, që ka parë deri tani bota. Në fund të konferencës botërore për siden nuk doli një deklaratë përfundimtare. Por një i ashtuquajtur "mesazhi i Torontos". Për të penguar përparimin e epidemisë, duhet të ndodhë më shumë se sa vetëm përballimi i përditshëm i krizës. Në vitin e 25-të të sidës duhen vendosur sërish piketat për dekadat e ardhshme. Vendimet e gabuara këtu mund të shkaktojnë humbjen e jetëve të miliona njerëzve. Duke u nisur nga të rreth 40 milionë të infektuarit në rradhë të parë duhen shpëtuar ata njerëz, jeta e të cilëve është në rrezik akut. Me të drejtë në Toronto u kërkua, që ilaçet, që shpëtojnë jetën, të mos jenë më privilegj i pacientëve në vendet e pasura. Secili, që ka nevojë për preparatet, duhet të jetë në gjendje t´i ketë. Ekspertët druhen se në dhjetë vitet e ardhshme mund të infektohen me sidë edhe 60 milionë të tjerë. Nqs kjo do të ndodhë me të vertetë, atëherë brenda pak vitesh nevoja për ilaçe do të shtohet në mënyrë dramatike dhe nuk do të përballohet dot më as me paratë e gjithë botës.
Kërkesa e dytë e konferencës së sides në Toronto ishte që parandalimi i sidës të jetë efektiv. Vetem një pjesë e njerëzve në vendet e varfëra ka sot me të vertetë dijeninë dhe mundësinë për t´u mbrojtur. Mungon sqarimi në shkolla dhe në fshatra, në bordele dhe është një realitet i trishtuar, që kondomet vazhdojnë të jenë mallra të rralla në Afrikë dhe në shumë pjesë të tjera të botës.
Pra medikamentet dhe parandalimi. Por kush i paguan këto? Kësaj nuk ka mundur t´i japë përgjigje konferenca e Torontos. Por ajo mund t´u bëjë vetëm apel qeverive. Kombet e industrializuara kanë hezituar deri më sot, që të nisin seriozisht luftën kundër epidemisë. C´
është më e keqja, politika e tyre pengon, që vendet e prekura më së shumti nga sida të nisin luftën me forcat e veta. Falja e borxheve për më të varfërit e të varfërve. Më kot. Kushte të rregullta tregtie? Bisedimet e organizatës botërore të tregtisë u shtynë për një kohë të pacaktuar.
Më në fund premtimi, për të futur më shumë para në ndihmën për zhvillimin. Shumë fjalë pak vepra.
Piketat duhen vënë më të vertetë sërish. Në Paris, Londër, Uashington edhe në Berlin. Virusi mund të luftohet vetem, nqs më në fund niset me të vertetë seriozisht lufta kundër varfërisë. Përndryshe sida nuk na lë shans.