Maqedoni e Veriut: Sekuestrohet sasi e madhe droge
8 Shkurt 2026
Policia në Maqedoninë e Veriut sekuestroi mbi 40 ton marihuanë. Janë kontrolluar disa ndërmarrjes bujqësore, sikurse njoftoi policia. Në një ndërmarrje në Shkup janë sekuestruar nëntë ton drogë si dhe mbi 1.300 shishe me vaj kanabisi, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut.
Kontrolle janë kryer njëkohësisht edhe në ndërmarrje në lindje të vendit, ku u konsifkuan 31 ton marihuana dhe biomasë. Mediet në Shkup përmendin si vendin e gjetjes qytetin e vogël Strumica, 120 km. në juglindje të Shkupit.
Ndërmarrjet e kontrolluara ishin të licencuara për podhimin e marihuanës mjekësore, që lejohet për qëllime terapeutike në Maqedoninë e Veriut. Por sasia e gjetur nuk përkon me prodhimin e dokumentuar si legal. Kjo sasi mund të ketë qenë e destinuar për kontrabandën me drogë.
Lidhjet me politikanë lokal
Autoritetet në Shkup po hetojnë edhe lidhjet e mundshme në Serbi. Në vendin fqinj verior prokuroria më 29 janar sekuestroi pesë ton marihuanë ilegale, që duket se kishte ardhur nga Maqedonia e Veriut. Vendi i gjetjes ishte një shtëpi në afërsi të qytetit jugor të Serbisë, Krushevo.
Autoritetet serbe arrestuan katër persona. Kundër kokës së pandehur të pandës, Aleksandar M., është dhënë urdhër-arrest ndërkombëtar. M. është anëtar i këshillit komunal në Krushevo dhe i përket partisë në pushtet SNS të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Ministria e Brendshme e Maqeonisë së Veriut në njoftimin e saj përmendi lidhje konkrete me gjetjen e drogës në Serbi. Një nga personat e arrestuar në Serbi është bashkëthemelues i firmës, në të cilën u gjet marihuana dhe vaj kanabisi në Shkup.